Kanë hyrë në fuqi tarifat për kalimin nga tuneli i Llogarasë. Sipas udhëzimit të publikuar në Fletoren Zyrtare, pagesa do të nisë nga 100 lekë për motoçikletat dhe maksimumi do të jetë 5 mijë lekë për mjetet e tonazhit të rëndë. Për autoveturat tarifa e kalimit do të jetë 250 lekë, ose 500 lekë vajtje-ardhje.
Po ashtu në udhëzim është caktuar se kalimi për mjetet e policisë, zjarrfikëses, ushtrisë, ambulancave e për invalidët do të jetë falas.
Tarifat do të variojnë si më poshtë:
Ndërsa në këtë tunel nuk lejohet mjetet që transportojnë mallra të rrezikshme.
Tuneli i llogarasë u hap vetëm për sezon veror në korrik të 2024-ës dhe më pas u mbyll në nëntor po të vitit të shkuar. Pasi mbaruan të gjitha punimet, tuneli u hap përfundimisht në maj të këtij viti, dhe deri më tani kalimi ka qenë pa pagesë, me qëllim që të lehtësohej kalimi gjatë sezonit turistik veror.
Në total ky projekt kushton 20.4 miliardë lekë, ndërsa është një investim infrastrukturor që konsiderohet si ndër më të rëndësishmit për jugun e vendit.
Komente

50 euro per kamionat dhe per autobuzat?! duhet te jete nje gabim se ska mundesi.Nuk ka tunel ne bote 50 euro nje kalim per autobuzet dhe kamionat
PërgjigjuLexoje mire mjetet me 2 dhe 3 boshte(akse) perfshire edhe autobuzet eshte 10€ Me 4 boshte e lart eshte 50€ shume mire ja kan bere ta pyesin mire menderen kur te kalojne andej sepse shkaterrojne rrugen dhe po ben nje aksident bllokohet çdo gje
Ska ne bote ka ne Shqiperi ,ne sjemi bota, po qe per te vjedhur jemi te paret...