Tuneli i Llogorasë

Ekonomi

Nga 100 deri në 5000 mijë lekë, miratohen tarifat, tuneli i Llogorasë bëhet me pagesë! Lista e mjeteve që përjashtohen nga pagesa

3 Tetor, 18:12| Përditesimi: 3 Tetor, 18:51

  • Share

Kanë hyrë në fuqi tarifat për kalimin nga tuneli i Llogarasë. Sipas udhëzimit të publikuar në Fletoren Zyrtare, pagesa do të nisë nga 100 lekë për motoçikletat dhe maksimumi do të jetë 5 mijë lekë për mjetet e tonazhit të rëndë. Për autoveturat tarifa e kalimit do të jetë 250 lekë, ose 500 lekë vajtje-ardhje.

Po ashtu në udhëzim është caktuar se kalimi për mjetet e policisë, zjarrfikëses, ushtrisë, ambulancave e për invalidët do të jetë falas. 

Tarifat do të variojnë si më poshtë:

100 lekë- Mjetemotorike me karakteristika motoçiklete, motorcikletë me tre rrota dhe katerçikletë.
250 lekë- Mjete motorike me dy boshte dhe lartësi <=1.30 m, e matur te boshti i pare (makina pasagjerësh, automjete të lehta shpërndarjeje).
500 lekë-Mjete motorike me më shumë se dy boshte dhe lartësi  <=1.30 m, e matur te boshti i parë, (makina pasagjerësh me rimorkio ose karavan, automjete të lehta shpërndarjeje me rimorkio ose karavan.
1000 lekë- Mjete motorike me dy ose tre boshte dhe lartësi >1.30 m, e matur te boshti i pare, përfshirë autobuzë, kamionë dhe mjete të ngjashme me rimorkio
5000 lekë- Klasa IV;Mjete motorike me katër ose me shumë boshte dhe lartësi >1.30 m, e matur te boshti i parë, përfshirë autobuzë dhe kamione me shumë rimorkio

Ndërsa në këtë tunel nuk lejohet mjetet që transportojnë mallra të rrezikshme.

Tuneli i llogarasë u hap vetëm për sezon veror në korrik të 2024-ës dhe më pas u mbyll në nëntor po të vitit të shkuar.  Pasi mbaruan të gjitha punimet, tuneli u hap përfundimisht në maj të këtij viti, dhe deri më tani kalimi ka qenë pa pagesë, me qëllim që të lehtësohej kalimi gjatë sezonit turistik veror.

Në total ky projekt kushton 20.4 miliardë lekë, ndërsa është një investim infrastrukturor që konsiderohet si ndër më të rëndësishmit për jugun e vendit.

 

A.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Begaj shpalli zgjedhjet në Tiranë pa pritur Kushtetuesen për Veliajn, si ju duket?