Taksa e banesës, vlera e së cilës nuk do të llogaritet më mbi bazën e çmimit të referencës së pasurisë, por mbi vlerën e tregut pritet të implementohet pas tre viteve në 2026.
E deklaroi Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj në konferencën e sotme (4 korrik) për median ku prezantoi dhe shifrat e ekonomisë gjatë 5 mujorit të parë të 2023.
"Pr/ligji në këto momente është ende në fazën e diskutimeve dhe ministrija e Financave po vijon konsultimet me universitetin e Tiranës, dhe atë Bujqësor e do të vijojmë konsultimet deri në një projekt final. Ende nuk kemi një draft të finalizuar për taksën e pasurisë. Jemi ende në konsultim. Po punojmë me universitetin e Tiranës, dhe Bujqësor e do të vijojmë konsultimet me qëllim që kjo reformë madhore të zbatohet në mënyrën më të mirë" tha Delina Ibrahimaj
Qeveria ka një vit që ka nisur përgatitjet për këtë reformë duke vijuar konsultimet me pedagogë të universiteteve të Tiranës dhe Bujqësor, e kur ka një datë se kur parashikohet të implementohet puna ka nisur në të gjitha nivelet institucionale.
"Është një taksë që do të marrë kohën e vet për tu implementuar. Ne parashikojmë që hyrja në fuqi e kësaj takse për ndërtesat të jetë në 2026. Ndryshimi kryesor që do të sjellë është vlerësimi i pasurive dhe pronave me çmimin e tregut. Është ndryshim thelbësor që ka nevojë për angazhim shumë të madh jo vetëm në kuadër të hartimit të ligjit por marrjen e masave institucionale për zbatimin e tij. Kjo është arsyeja pse nisëm punën që vitin e kaluar dhe ndonëse duket që viti 2026 është shumë larg. Është reformë madhore dhe duhet bërë në kohën e duhur dhe marrë koha e duhur," e mbylli deklaratën ministrja e Financave.
Lajmi kryesor:
Ministrja e Financave bën bilancin: Rritja ekonomike 2.7%! 2.4 milionë të huaj vizituan Shqipërinë këtë vit! Shqetësim forcimi i lekut ndaj euros!
S.G/ReportTv.al