Rama: Nuk keni punëtorë? Rrisni pagat, s’keni ku shkoni! Ekspertja: 1500 euro bar mani! Deri në 4 mijë euro shefi i kuzhinës

14 Shtator, 09:36| Përditesimi: 14 Shtator, 11:16

  • Share

Rritja e pagave në sektorin e turizmit është evidente por një vëmendje të madhe duhet ti kushtohet dhe orëve të gjata dhe ngarkesës.

Në podcast Kryeministri preku problematikën e mungesës së fuqisë punëtore, sidomos në hoteleri turizmit, ku tha se bizneset duhet të rishikojnë pagat.

“Tani kam kuptuar që kur nuk ka njerëz, ti duhet të ngresh rrogën se nuk ke ku shkon. Do t’i konsiderosh ata njerëz që punojnë për ty, gjënë më të çmuar që ke.

Këtë vit kam dëgjuar nga disa që kanë marrë njerëz që janë kthyer nga Greqia dhe më thonë që kemi interesim nga ata që janë në Greqi. Nuk ka më asnjë krahasim, të punosh kamerier në Greqi dhe Shqipëri, ke më shumë përfitime në Shqipëri”-tha Rama.

Gladiola Dona e ftuar në podcastin e kryeministrit dhe që ka hapur Akademinë e Mikpritjes dhe Turizmit  - HAT, e ofron kurse të Formimit Profesional tregon pagat në treg.  

Një bar man i trajnuar i certifikuar del nga kursi me 150 mijë lekë rrogë (1500 euro)

Ka drejtues hotelesh që nuk punojnë pa 200 mijë lekë të reja si junior

Shefat e kuzhinës 3.5 dhe 400 mijë lekë (4 mije euro) në muaj.


Lajmi kryesor:

'Na e sollën në majë të hundës'/ Rama: Vitin tjetër s'ka më leje për plazhe private për beach baret e restorantet, kthehen publike! Marrin vetëm hotelet! Bashkitë shezllone me çmim tavan


S.G/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?