Kryeministri Edi Rama njoftoi reformën për ndryshimin rrënjësor të procesit të dhënies së plazheve tek privati. Këtë herë vëmendja do të jetë tek plazhet publike. Paralajmërimi u bë nga kryeministri në episodin e parë të sezonit të tretë, të podkastit “Flasim' të cilin ia kishte dedikuar turizimit.
Shifrat e institucioneve në Shqipëri treguan rritje të numrit të turistëve. E kryeministri ka një përgjigje për ata që trumbetonin ‘plazhet bosh’ apo skeptikët e shifrave
“Këtë vit numrat janë shumë më të mëdhenj se vjet, por duke qenë se nga një anë u turrën të gjithë dynjaja e shezllone dhe e plazheve të shtronte shezllone pafundësisht, të shkonte nëpër plazhe që deri dje nuk ishin të përdorur, të vinte dhe atje shezllone e çadra e ndërkohë dynjaja e shërbimit të hapte bara e rostorante, masa që shkoi në zonën e plazhit u fragmentua. Ndërkohë që pjesa dërrmuese e atij volumi u shpërndanë kudo.
Tirana është bërë bazë turistike shumë e fuqishme, e paimagjinueshme deri para disa vitesh më përpara kur në Tiranë gushti nuk kishte këmbë njeriu. Por zonat e thella e malet janë plot, plot. Të vijë dita që Aeroporti i Tiranës të bëjë 245 fluturime. Erdhi momenti i shpërthimit”
Por çfarë parashikon kjo reformë?
E ndërsa u mbyll gushti qeveria tashmë ka evidentuar problematikat dhe ka nisur reflektimin.
Lejet e plazhit do të jepen vetëm për hotelet. Lejet për beach bare apo për ristorante do të jepen pa lejen për të vendosur shezllone përpara lokalit duke mos lejuar në këtë mënyrë hapësirat për plazhe publike. Gjithashtu bashkitë do të marrin hapësira e të vendosin çadra dhe shezllone me çmim tavan të detyruar e të përballueshëm për qytetarët.
Çfarë paralajmëroi Rama?
Vitin tjetër ne do të ndryshojmë sistemin dhe nuk do të lejojmë shezllonet përvecse se ata kanë hotele, bëri të ditur Rama sot në podcastin e tij.
"Përveçse se ata kanë hotele nuk mund të jepen më leje plazhesh për të ardh një individ, një person juridic apo fizik, për të thënë dua këtë plazhin këtu do të vë beach bar e do të vë shezllone. Mund të vësh beach bar por nuk ke shezllone. Mund të kesh restorant por nuk ke shezllone. Plazhi duhet shijuar në mënyrën më të mirë të mundshme. Dhe shijimi i plazhit mes atyre krevateve të ngjitur me njëri tjetrin është e pamundur.
Nuk mund të kesh një hotel me 40 dhoma dhe të vësh 200 shezllone e të marrësh popull aty e ti detyrosh të paguajnë. Do të vësh shezllone për aq sa ke kapacitet! Natyrisht jo një për dhomë, dhe do të lësh distancë nga shezlloni në shezllon.
Nuk mund ti çosh shezllonet deri në breg, që njerëzit kur duan të kalojnë në breg ta kenë të pamundur ose të biejnë me not ose të dalin nga rruga e të mallkojnë veten që erdhen në plazhë. Kështu do të krijojmë një fashë atë që kemi thënë të hapësirës publike në vijën e ujit e ti do të tërhiqesh prapa' tha Rama.
Bashkitë do menaxhojnë hapësira plazhi me çmim tavan
Vec plazhit publik, hapësira plazhi do të marrin bashkitë të cilat do të vendosin shezllone e ngrenë çadra me një çmim tavan të detyruar
"Do ta fillojmë me bashkitë, që bashkitë të marrin hapësira e të vendosin bashkitë çadra. Aty ku është e arsyeshme e shezlloneve, por me çmim tavan të detyruar. E kemi filluar prej disa vitesh, këtë vit e shtymë më përpara që bashkitë ta administrojnë. Lezha është model se është polic ai kryetari i bashkisë së Lezhës (Shënim:. Shakaja është gjysma e së vërtetës. Është e rëndësishme që dy pensionistë të kenë mundësi të shkojnë në Vlorë, Velipojë, apo Shëngjin të shkojnë e të rrinë me një cmim shumë të arsyeshëm. Të kenë mundësi njerëzit të rrinë me çadrat e tyre, dhe ata të paguajnë një shumë minimale se duhet për të pastruar ajo shuma.
Duhet çliruar komplet ajo mushkëri e detit dhe e rërës nga të gjithë insektet që e sulmuan rëndë këtë vit. Të gjitha këto, dhe të tjera e të tjera do të sjellin rritjen cilësore, që natyrisht do të bëhet shumë domethënëse kur këto investime të mëdha që janë rrugës të shqiptarëve, amerikanëve, arabëve, europianëve të fillojnë të hapin dyert për të dhënë shërbimin e nivelit më të lartë. Të gjitha nivelet e popullsive duhet të kenë korsinë e tyre por nuk mund të shkohet në ekstrem, as në njërën as në tjetrën. Nuk mund ti mbyllim derën e turistëve me çantë në krah por duhet të kombinojmë shumë gjëra" tha Rama.
Pse kjo reformë?
Këtë vit turizmi sa i takon numrave ka qenë I kënaqshëm por problematikë është vënë re tek mungesa e plazheve publike, dhe shezllonet e vendosura nga private të cilat ishin me cmime shumë të larta. Prandaj vëmendja do I kushtohet cilësisë.
“Të vijë ai klienti që këta e presin duhet të investojnë më shumë tek njerëzit që janë aty brenda që i presin sesa tek gipsi e tavanet.
Që të vijnë ata duhet patjetër të ndryshojë mënyra si ne organizohemi në nivelin e qeverisjes vendore të agjencive tona. U krijua një volum i madh dhe pritshmëria dhe o burra të gjithë me shezllone. Ata shezllonet këtë vit e bënë me sukses kryerjen e misionit të tyre të ardhjes në majë të hundës të të gjithë popullit.
Në episodin e parë të sezonit të tretë, të podkastit “Flasim” kryeminstri Edi Rama kishte të ftuar 2 personazhe të rëndësishme në fushën e turizmit. Gladiola Dona dhe Elton Çaushi.
Rritja e pagave në sektorin e turizmit është evidente por një vëmendje të madhe duhet ti kushtohet dhe orëve të gjata dhe ngarkesës.
Në podcast Kryeministri preku problematikën e mungesës së fuqisë punëtore, sidomos në hoteleri turizmit, ku tha se bizneset duhet të rishikojnë pagat.
“Tani kam kuptuar që kur nuk ka njerëz, ti duhet të ngresh rrogën se nuk ke ku shkon. Do t’i konsiderosh ata njerëz që punojnë për ty, gjënë më të çmuar që ke.
Këtë vit kam dëgjuar nga disa që kanë marrë njerëz që janë kthyer nga Greqia dhe më thonë që kemi interesim nga ata që janë në Greqi. Nuk ka më asnjë krahasim, të punosh kamerier në Greqi dhe Shqipëri, ke më shumë përfitime në Shqipëri”-tha Rama.
Gladiola Dona e ftuar në podcastin e kryeministrit dhe që ka hapur Akademinë e Mikpritjes dhe Turizmit - HAT, e ofron kurse të Formimit Profesional tregon pagat në treg.
Një bar man i trajnuar i certifikuar del nga kursi me 150 mijë lekë rrogë (1500 euro)
Ka drejtues hotelesh që nuk punojnë pa 200 mijë lekë të reja si junior
Shefat e kuzhinës 3.5 dhe 400 mijë lekë (4 mije euro) në muaj.
Në episodin e parë të sezonit të tretë, të podkastit “Flasim” kryeminstri Edi Rama zbuloi dhe projektin për ndërtimin e një resorti për skitë në Korçë.
Rama zbuloi detaje dhe se kush janë investorët dhe arkitektët
Së shpejti me ndihmën e zotit, se nuk merret vesh çfarë ndodh të nesërmen në këtë jetë, por së shpejti do të nisim Resortin e parë të skive në zonën e Korçës. Është një projekt fantastik nga një grup investitorësh shumë seriozë nga Austria. Arkitektët janë austriakë, autorët e resorteve më të famshme të Austrisë e Zvicrës.
Ky do të jetë resporti i parë i skive. Synimi i qeverisë është që Shqipëria të kthehet në një vend turistik dhe për sezonin e dimrit.
Do i bëjnë bashkitë konkurencë hoteleve...!?
PërgjigjuPSE NUK E BEN DURRESIN SI RIMINI MOR KRYEMINISTER HAJDUT,,,,PERBALLE E KE ,,ASNJE CM RERE E ZENE NGA PALLATE APO RESTORANTE APO BEACH -BARE,,,POR E KE KTHYER DURRESIN NGA TEUTTA NE QERRET NJE FERR URBAN ME PALLATE ,,ME ATE MMIKUN TEND DAKON...TURP...PO KU KE TURP TI,,,TE KISHE TURP TI RAMA NUK E BEJE DURRESIN NE KETE GJENDJE QE ESHTE SOT,,QE VETEN DINAMITI HYN NE PUNE ATY ...
PërgjigjuLajm i mire,por si thike me dy presa! Pse e them kete,sepse eshte gje e mire qe vetem hoteleve do ju lejohen shezlonge e cadra,ana negative eshte qe do na shtohen hotelet tani,do te mbijne edhe aty ku s'ishin me pare,sidomos dhe me /investimet strategjike/.Si dikur,kur u hoqen kioskat dhe fitimet prej tyre,u investuan ne zgavrimet e pallateve te Xhaxhit qe u kthyen ne dyqane dhe ne pallatet e reja prej betoni e me vone me kullat.Gjithe ai fitimi i arritur tere keto vjet /lejesh/ne logjiken e ketyre /biznesmeneve/ nuk duhet humbur,duhet te vazhdoje,vetem do te ndroje orientim.Nje problem tjeter eshte se sa sip.sa cadra e shezlonge do u lejohen hoteleve tani qe plazhin do t'a kene te gjithe per vete e pa rivale.Nese nuk specifikohet ne baze te dhomave,keta mund te zene gjysmen e plazhit,nen justifikimin e /te qenit hotele/.Edhe cmimet tavan per shezlonget e cadrat duket gje e mire.Rezortin e skive ne Korce,me duket interesant,por do te donim me shume info.S.d.q me ngrohjen klimatike shpejt nuk besoj te kete shume sukses.
PërgjigjuZoti kryeminister , edhe cmimet e shipive duhet ti rishikoni ... se nuk esht e mundur qe mq ka vajtur ne stratosfere .
PërgjigjuKryeministri nuk mund te vendosin cmim per shtepite spese ato jane private
Aty do ju ngelen prit dhe pak e do e degjosh kengen.
Bej terminal te ri ne Rinas,modern dhe me te madh,me kate.Gjithashtu autostrada te shkoje deri ne terminal.
PërgjigjuLejet per beach bare qe e shkaterruan komplet bregdetin nuk i jepnin bashkite por vete shteti or teeeejjjjj
PërgjigjuNime or mej ka me I dhon lejet bashkija me shume korrupsion po ndahen leket tashti po vine zgjedhjet duhen pare hajde rrumpalle hajde kane hy kaq lope ene kane dale kaq dele e kan mush venin plot me bagla hajde turizem hajde.
Pyetje: a ka Inspektorate me Inspektore e Kryeinspektore Qeveria e Juaj z. Kryeminister? Cfare pune kane bere e bejne dhe a japin llogari, pra a ekzistojne raportet e punes Institucionale te ketyre Strukturave dhe Specialisteve te tyre per keto 11 vite te Qeverisjes Tuaj dhe ku jane depozituar ato zyrtatirsht? Sa eshte paga mujore/vjetore e ketyre Specialisteve dhe nga cilat Financa paguhen ata? Mos valle keto Inspektorate, Inspektore e Kryeinspektore, Ju i keni emeruar e perdorni si dera e pasme e puneve jozyrtare? Mjaft me "Dekllarata"!
PërgjigjuRrofte shoku Edi Rama ! Po Mirela Kumbaro Furxhi do jete serish ministre e turizmit?
Përgjigju15 mije leke deri ne 25 mije leke per shezllonin (sigurisht me leke ne duar), pa fatura fiskale, kjo ishte java jonë në Dhërmi në verë. Personi qe mblidhte lekët ishte i palarë dhe me erë djerse. Ishte i neveritshëm dhe të shtinte frikën kur e pyesje se sa kushton. Normalisht, çmimet duhen dalluar nga konsumatori me pllakate të vendosura ne fillim te plazhit. Shto këtu dhe nervozizmin i shoferëve për tu parkuar dhe kazanët e plehrave të tejmbushura. Kjo ishte panorma e Dhërmiut, i cili dikur ishte aq i paqëm dhe i pastër.
PërgjigjuPrit se do te vine keta zhulsat e bashkive tashti
Me ne fund. Dhe nje gje tjeter, lejet e beach bareve të mos lejojne vendosjen e pajisjeve te fuqishme të zhurmës që e quajnë muzike. Lerinj njerzit ne plazh per plazh. Kush do muzike ka kufjet e veta.
PërgjigjuO tepelena nuk e ka per lejet e beach baret por nuk do jepen me cadra se ka nje beach bar dikush apo nje restorant dikushi
Bashkite asnjë leke qytetareve, plazhi duhet falas, pikë.
Përgjigjubravo keshtu e duam qeverine
Përgjigju