Foto ilustruese

Kronikë

Nga Brazili në Vlorë për prostitucion, në kërkim tutorja 29-vjeçare, nën hetim dy ‘turistet e seksit’ që shfrytëzoheshin

27 Maj, 13:21| Përditesimi: 27 Maj, 13:25

  • Share

Vlorë- Nisja e sezonit turistik ka nxitur edhe rritjen e aktiviteteve të paligjshme në vijën bregdetare, ku ka fluks të lartë pushuesish gjatë verës.

Një rast i trafikimit dhe shfrytëzimit për prostitucion nga shtetase të huaja ëhstë goditur sot në qytetin bregdetar të Vlorës.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve njoftuan sot (27 maj) se referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim brazilianen B. F., 29 vjeçe, për veprat penale “trafikimi i personave të rritur me qëllim shfrytëzimin për prostitucion” dhe “shfrytëzimi i prostitucionit”.

“E kërkuara dyshohet se një apartament, në lagjen “Lef Sallata”, shfrytëzonte për prostitucion, 2 shtetase braziliane, përkatësisht 34 dhe 30 vjeçe. Këto 2 shtetase u proceduan në gjendje të lirë, për veprën penale “prostitucioni”, bëri me dije policia vendore.

Të dyshuarat nën hetim u morën në pyetje para se të liheshin në gjendje të lirë, ku kanë rrëfyer edhe se kush i kishte rekrutuar dhe shfrytëzuar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë ndaluan edhe 24-vjeçarin në kërkim A. Z., 24 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e ka dënuar me 4 muaj burgim, për veprën penale “vjedhja”, kurse E. D., po 24 vjeç, banues në Vlorë, u shpall në kërkim pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në një fast-food.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Rama paralajmëron ndryshime në parti e qeveri, si e vlerësoni?