Kivi

Lifestyle

Nga forcimi i imunitetit te përmirësimi gjumit, njihuni me vlerat ushqyese të kivit

25 Shtator, 20:10| Përditesimi: 25 Shtator, 20:13

  • Share

Një nga frutat që konsumohet më së shumti gjatë çdo periudhe është kivi. I pasur me vitamina C, vitamina K dhe  antioksidantë, ky frut redukton oreksin, forcon imunitetin  ndihmon me pagjumësinë, redukton rrezikun e osteoporozës.

Forcon imunitetin

Kivi është i njohur për përmbajtjen e tij të lartë të vitaminës C, e cila luan një rol kyç në forcimin e imunitetit. Një kivi mund të sigurojë më shumë se sasia e rekomanduar ditore e vitaminës C dhe në këtë mënyrë ndihmon trupin të mbrohet nga sëmundjet. Kivi është i pasur me antioksidantë, duke përfshirë polifenole dhe karotenoidë, të cilët ndihmojnë në luftimin e stresit dhe radikalëve të lirë, duke reduktuar inflamacionin.

Redukton oreksin

Kombinimi i fibrave dhe vlerave të ulëta kalorike në kivi krijon një ndjenjë të ngopjes, e cila ndihmon në kontrollin e oreksit dhe nxit humbjen e peshës.

Redukton rrezikun e osteoporozës

Vitamina K është e nevojshme për shëndetin e kockave dhe marrja e duhur ndihmon në lidhjen e kalciumit dhe kontribuon në kocka të forta dhe të shëndetshme. Kivi është një burim i mirë i kësaj vitamine.

Përmirëson gjumin

Kivi përmban serotonin, e cila lidhet me rregullimin e gjumit. Konsumimi i kivit para se të flini mund të kontribuojë në përmirësimin e cilësisë dhe kohëzgjatjes së tij, gjë që e bën atë një opsion të shëndetshëm për zgjidhjen e çrregullimeve të gjumit.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria e shkarkoi, a duhet Erion Veliaj ta ankimojë në Kushtetuese?