Rey Manaj në spital

Sport

Nga fusha e lojës në spital, Rey Manaj në merak për Kombëtaren: A mund të luaj sërish?

9 Mars, 19:17| Përditesimi: 9 Mars, 19:18

  • Share

Rey Manaj u dëmtua në fitoren 3-1 që Sivasspor mori kundër Goztepe në raundin e 27-të të Superligës së Turqisë. Vetëm pas tre minutash sulmuesi i Sivasspor dhe Kombëtares u shemb në tokë pas një dyluftimi dhe përplasjeje kokë më kokë.

Pas ndihmës së parë u pa e udhës që ai të dërgohej në spital, ndërsa gjendja duket e stabilizuar. Mediet turke tregojnë edhe fjalët e para të lushnjarit.

“A mund të luaj sërish javën e ardhshme?!”.

Kjo ishte pyetja që Rey Manaj ia bëri mjekëve në spital pasi iu rikthye vetëdija. Duket se Manaj nuk do ta humbasë një ftesë në Kombëtare, me Shqipërinë që luan kundër Anglisë më 21 mars dhe Andorrës me 24 mars për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?