Nga grabitja te prishjet për pazaret e drogës, pistat ku po hetohet vrasja e Altin Alikajt në Vlorë

26 Shkurt 2022, 12:03| Përditesimi: 26 Shkurt 2022, 12:04

  • Share

Pas arrestimit autorit të dyshuar Shazi  Ahmetaj dhe bashkëpunëtorit të tij Mateo  Kiptiu, Report Tv ka zbardhur pistat e hetimit ku po hetohet vrasja e Altin Alikajt në Vlorë.

Burime kanë konfirmuar se viktima dhe autori kishin njohje me njëri-tjetrin. Një nga pistat ku po hetohet është ajo e lëndëve narkotike pasi viktima njihej si përdorues i drogës dhe autori është më precedent në fushën e narkotikëve. Kështu që pistë hetimi mbetet ajo e prishjes së pazareve të drogës.

Nuk përjashtohet as fakti se viktima mund t’i ketë pasur borxh autorit, çka ka çuar në përplasje mes tyre. Të dy njiheshin dhe qëndronin bashkë sipas burimeve nga policia. Ai e njihte mirë zonën, ku banonte viktima.

Një tjetër pistë mbetet ajo e grabitjes së viktimës. Alikaj kohët e fundit kishte shuma të konsiderueshme në duar. Të dy personat dyshohet se kanë qenë bashkë në banesë dhe pasi kanë konsumuar lëndë narkotike, autori e ka qëlluar me plumb në kokë. Dyshohet se i ka marrë lekë dhe është larguar nga vendngjarja. Prej disa kohësh autori sipas burimeve ka qëndruar në banesën e viktimës.


Lajmi kryesor:

U gjet i vdekur në banesë, zbardhet vrasja e Altin Alikajt në Vlorë! Arrestohet 23-vjeçari dhe shoku i tij që e ndihmoi! Pistat e hetimit për vrasjen


M.Q./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?