Bota

Nga harbutëria e Trumpit në mikpritjen e Starmer, Zelensky emocionohet dhe përlotet në takimin me kryeministrin britanik (VIDEO)

1 Mars, 22:00| Përditesimi: 2 Mars, 14:49

  • Share

Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky u takua me kryeministrin britanik Keir Starmer në Downing Street, pas vizitës së tij në Shtëpinë e Bardhë të premten.

Zelensky e falënderoi Starmerin për mbështetjen që Mbretëria e Bashkuar i ka dhënë Ukrainës që nga fillimi i luftës. Ai gjithashtu konfirmoi se sot do të takohet me Mbretin Charles.

Zelensky është shfaqur i përlotur dhe i emocionuar përballë Starmer në Down Street teksa mori mbështetjen e Britanisë për Ukrainën.

Pamjet kanë tërhequr vëmendjen e mbarë botës, si një kontrast i thellë me atë që bota pa mbrëmë mes Zelensky-Trump.


Lajmi kryesor:

Trump e përzuri, kryeministri Starmer pret Zelenskyn në Downing Street: Do të qëndrojmë me ju deri në fund


K.M/I.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A nxorën primaret e PD-së kandidatët më të mirë për 11 majin?