Foto ilustruese

Sociale

Nga hidratimi te shmangia e daljeve në orët e pikut, ja disa këshilla se si të mbroheni gjatë ditëve të nxehta të verës

3 Korrik, 08:09| Përditesimi: 3 Korrik, 08:14

  • Share

Europa po jeton ditët më të nxehta të vitit deri më tani. Nga kjo valë e të nxehtit, është prekur edhe vendi ynë ku temperaturat arrijnë deri në 39 gradë celsius prandaj kujdesi në këto ditë është më i rëndësishëm se kurrë.

Hidratohuni

Në temperaturat e larta, trupi humbet shumë lëngje përmes djersitjes, prandaj është e domosdoshme të konsumoni ujë të mjaftueshëm gjatë gjithë ditës. Pijet freskuese me sheqer apo alkool nuk janë zëvendësim i mirë për ujin. Një këshillë praktike është të mbani gjithmonë me vete një shishe uji.

Zgjidhni veshjet e duhura

Veshjet e lehta, me ngjyra të hapura dhe materiale natyrale si pambuku, ndihmojnë trupin të marrë frymë dhe shmangin ngrohjen e tepërt. Gjithashtu, përdorni kapele dhe syze dielli për të mbrojtur lëkurën dhe sytë nga rrezet Ultravjollcë.

Mos dilni në orët e pikut

Shmangni daljet gjatë orëve më të nxehta të ditës, nga ora 11:00 deri në 16:00. Në vend të kësaj, planifikoni aktivitetet në mëngjes ose në mbrëmje, kur temperaturat janë më të ulëta.

Kujdesi për lëkurën

Përdorni krem dielli me faktorin mbrojtës të lartë, dhe aplikojeni çdo dy orë. Lëkura e ekspozuar gjatë kohës së nxehtë është më e ndjeshme ndaj dëmtimeve dhe plakjes së parakohshme.

Konsumoni ushqime të lehta

Konsumoni ushqime të lehta dhe me shumë ujë, si fruta dhe perime sezonale. Shmangni ushqimet e rënda dhe të yndyrshme që mund të rëndojnë stomakun dhe të shkaktojnë lodhje.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se Shqipëria do bëhet anëtare e BE-së më 2030?