Dy nga faktorët që kontribuojnë në plakjen e parakohshme janë ekspozimi i tepërt në diell dhe një dietë jo e shëndetshme. Ushqimet e skuqura, mishi i përpunuar dhe sheqeri rrisin prodhimin e radikaleve të lira në trup, duke shkaktuar dëmtime të qelizave dhe përshpejtuar procesin e plakjes.
Por cilat ushqimet që duhet të shmangim sipas ekspertëve?
Ëmbëlsirat dhe karbohidratet e rafinuara
Marrja e tepërt e sheqerit dhe karbohidrateve të rafinuara, si buka e bardhë, ëmbëlsirat dhe pijet me sheqer, përshpejton procesin e plakjes. Ngrënia e këtyre ushqimeve kontribuon në lidhjen më të shpejtë të sheqerit me proteinat e lëkurës, duke ulur elasticitetin e tyre. Kjo rezulton në shfaqjen e rrudhave dhe varje të lëkurës.
Ushqimet e skuqura
Ushqimet e skuqura, ndikojnë negativisht në shëndetin kardiovaskular dhe në elastiticitetin e lëkurës. Yndyrnat që përmbajnë këto ushqime nxisin oksidimin dhe inflamacionin në trup, gjë që përshpejton plakjen dhe dëmton shëndetin e lëkurës.
Mishi i përpunuar
Mishi i përpunuar, si salsiçet, proshuta dhe mishi i ushqimeve, përmbajnë sasi të konsiderueshme natriumi, nitratesh dhe konservues. Këta përbërës mund të shkaktojnë inflamacion dhe të përshpejtojnë procesin e plakjes së lëkurës, dhe gjithashtu shoqërohen me një rrezik të shtuar të sëmundjeve kardiovaskulare.
Alkooli
Konsumimi i tepërt i alkoolit shkakton dehidratim në trup dhe lëkurë, ndërsa rëndon mëlçinë, e cila ka rolin e detoksifikimit të organizmit. Ky dehidratim zvogëlon elasticitetin e lëkurës, duke rezultuar në shfaqjen e parakohshme të rrudhave.
Kripë
Marrja e tepërt e kripës mund të çojë në mbajtjen e lëngjeve, duke rezultuar në ënjtje dhe lirim të lëkurës. Përveç kësaj, konsumimi i tepërt i kripës rrit rrezikun e hipertensionit, i cili shoqërohet me plakjen e përshpejtuar të arterieve.
Kafe
Edhe pse kafeina në sasi të jo të tepruara ofron përfitime, konsumimi i tepërt mund të çojë në dehidrim, i cili ka efekte negative në shëndetin e lëkurës dhe përshpejton procesin e plakjes. Përveç kësaj, kafeina mund të ndikojë negativisht në cilësinë e gjumit.