Në një mënyrë krejt të veçantë, duke prezantuar traditat e 12 qarqeve nën shenjën e BE-së, PS hapi zyrtarisht fushatën me mijëra socialistë të mbledhur në sheshin Skëndërbej.
Veshja e kryesocialistit Edi Rama ishte kuruar në mënyrë të detajuar që të përçonte simbolikisht vizionin për Shqipërinë në BE brenda 2030.
Në takimin hapës të fushatës, kryeministri kishte veshur atlete dhe kapele të përsonalizuara me numrin 5, i cili është numri i Partisë Socialiste në fletën e votimit të zgjedhjeve të 11 majit.
Bluzja që kishte veshur kryesocialisti kishte të stampuar në qendër të saj një yll me ngjyrat e flamurit të Bashkimit Europian dhe ato kuq e zi të flamurit të Shqipërisë.
Komento
Komente
