Bota

Nga Kievi për Report Tv, reporteri Xhymshiti: Pas mesnatës hyn në fuqi ora policore, të gjithë qëndrojnë nëpër bodrume për t’i shpëtuar bombardimeve

3 Qershor, 21:20| Përditesimi: 3 Qershor, 21:49

  • Share

Reporteri i luftës, shqiptaro-britaniku Vudi Xhymshiti solli nëpërmjet Report Tv copëza nga realiteti në Kiev, ku e vendosur dhe zbatuar në mënyrë strikte është edhe ora policore, e cila hyn në fuqi pas orës 12:00 të natës, me qëllim sigurinë e qytetarëve ukrainas.

“Në Kiev është orari i orës policore, ku askush nuk mund të lëvizë pa autorizimin përkatës, rreth orës 12 të natës. Deri më tani ajo nuk ka ndryshuar, ndërkohë që secili ekip editorial që po mbulon anën e informacionit për të raportuar në botën perëndimore nga këtu, i kanë rregullat e tyre të sigurisë. Disa prej ekipeve të ndryshme vendosin mos të dalin më pas orës 19:00, mirëpo në momentin kur nata bie secili është në shtëpitë dhe bodrumet ku shoresojmë të jemi të sigurt në rast se do të ketë një kundërofensivë ajrore të Rusisë”,- than ga Kievi reporteri shqiptaro-britanik.


Lajmi kryesor:

Nga Kievi për Report Tv, reporteri: 2 sulmet e fundit ndaj Rusisë ngjallën entuziazëm te ukrainasit! Perëndimi nuk po e ndihmon seriozisht Ukrainën, por sa për të mbijetuar


K.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni vendimin për rinumërimin e kutive të Qarkut Tiranë?