Avokati i familjarëve të viktimave të gërdecit Dorian Matlija ka zbardhur në Repolitix në Report Tv detaje nga dëshmia e Shkëlzen Berishës në GJJKO lidhur me këtë masakër. Ai tha se mes të tjerash ka folur dhe për deklaratat e David Packouz, ortaku i Efraim Diverolit, me të cilin fitoi marrëveshjen 300 milionë dollarëshe nga Pentagoni për të siguruar municione nga Shqipëria,
“Bëmë pyetje për zotin Berisha, me atë gjëra që janë në publik dhe nuk janë pjesë e dosjes. Neve na bie radha të pyesim të fundit. Në rastin konkret bëmë pyetje për dekalratat e bëra mbi telefonatat e publikuara nga Kosta Trebicka të cilat zoti Berisha tha se unë di që është përgënjeshtruar nga Efraim Diveroli një situatë e tillë. Njeh edhe se çfarë la ndodhur me vendimin e gjykatës së Floridas meqë u përmend. Tha që ky është sistemi në Amerikën që duhet të provosh provat kundër një gazetari dhe ai tha se ai nuk arriti dot ta bënte dhe prandaj humbi atë gjyq. Ama Diveroli thotë se nuk janë të vërteta ato që kishte thënë.
Pyetja tjetër që i bëmë zotit Berisha ishte me publikimin e Ëikiliks. Kabllogrami është I ambasadorit në atë kohë që thotë se Luan Hoxha ka ardhur dhe më ka thënë këtë gjë. Zoti Berisha tha se në dijeninë e tij Luan Hoxha ka thë kam gënjyer, pra sipas tij e ka përgënjeshtyar deklaratën. Hoxha nuk është ende pjesë e procesit, është thirrur si dëshmitar por ende nuk është bërë pjesë. Ai është person që gëzon të drejtën të mos flasë”.
Lajmi kryesor:
Si nisi Gërdeci që përfundoi në masakër, gazetari Dervishi zbardh skemën: Sa pak përfitoi shteti dhe sa mln dollarë kompania private nga shitja e fishekëve (Tabelat)
B.K//ReportTv.al