Si nisi Gërdeci që përfundoi në masakër, gazetari Dervishi zbardh skemën: Sa pak përfitoi shteti dhe sa mln dollarë kompania private nga shitja e fishekëve (Tabelat)

24 Janar, 21:43| Përditesimi: 25 Janar, 15:57

  • Share

Mbrëmjen e sotme (25 janar) në emisionin “Repolitix” në Report TV me Denis Mingën është zbardhur për herë të parë skema e përfitimit ekonomik që fshihej pas aferës më tragjike, të asaj të Gërdecit, që ka prodhuar korrupsioni i nivelit të lartë në historinë e pluralizmit shqiptar, që solli si pasojë 26 viktima, plagosjen mbi 200 personave dhe rrafshimin e rreth 300 shtëpive e bizneseve.

Gazetari Ferdinand Dervishi bëri me dije se VKM-ja e miratuar nga qeveria Berisha parashikonte demontimin vetëm në fazën e parë të tre lloje fishekësh, të tillë si kallashnikov, mitraloz i rëndë, kundërajror dhe nga shitja e tyre shteti ka arkëtuar 1.3 milion dollarë, kurse kompania amerikane SAC 17.3 milion dollarë. 

Në 3 tabela të përgatitura është treguar qartë interesi ekonomik dhe babëzia për të fituar në të gjithë historinë e Gërdecit. Përfimitimi i kompanisë amerikane duket se është 17 herë më i lartë se i shtetit.

TABELA 1- Fitimet e shtetit dhe kompanisë private nga shitja e fishekëve të kallashnikovit

 “Kam qenë gazetar, kam parë aty efektet e një bombe atomike. Kam zhvilluar takim me disa oficerë te Mejkos. Kur ika njëri prej tyre më futi në xhep këto shifra të përfimit financiar nha shtetit dhe të firmës amerikane. Sipas vkm ai kishte bërë llogarinë e këtyre fishekëve të parë dhe kishte nxjerrë ato të dhëna. Jemi te fishekët e kallashnikovit. 100 milionë copë i janë shitur firmës private nga shteti i cili ka përfituar 480 mijë dollarë. Transporti i hiqet kësaj shifre se e bën falas ministria e mbrojtjes. 380 mijë dollarë arkëtohet në ministri. Pra shteti fitoi me 380 mijë dollarë. Kurse kompania 4 milion dollarë”, tha Dervishi.

TABELA 2- Fitimet e shtetit dhe kompanisë private nga shitja e fishekut të kalibrit 12.7mm i zhvilluar për mitralozit të rëndë

1706127856_gerdeci.png

“Bëhet fjalë për 20 milionë fishekë. 5.3 milion dollarë të fituar nga kompania private”, tha Dervishi.

TABELA 3- Fitimet e shtetit dhe kompanisë private nga shitja e kundërajrorit

1706127874_gerdeci.png

“Armët bazë të ushtrisë. 20 milionë copë. Fitimi gjysmë milion dollarë nga shteti kurse, 8 milion dollarë nga kompania private. Janë gëzhoja të mëdha dhe krijojë si një peshë të madhe”, u shpreh Dervishi.

TABELA 4- Fitimi total i shtetit dhe kompanisë amerikane nga shitja e fishekëve 

1706127835_gerdeci.png

Sipas tabelës së publikuar në "Repolitix" në total nga shitja e tre llojeve të fishekëvë shteti ka arkëtuar 1.3 milion dollarë, kurse kompania private 17.3 milion dollarë, me një fitim 17 herë më shumë se shteti.

"Pasi mbyllet kjo kontratë kur nuk ndodh asnjë incident, deri në momentin kur dikush thotë se janë dhe gëzhojat e topave 200 mm të artilerisë së rëndë", shton Dervishi duke shpejguar si nisi Gërdeci që më pas përfundoi në tragjedi.

Më pas u bënë disa manovra dhe shkelje që sollën anulimin e demontimit të predhave të mëdha në tre uzinat e tjera për t’i dërguar në Gërdec. Kalimi te artileria e rëndë që nuk parashikohej as në VKM-në e miratuar nga qeveria e asaj kohe solli masakrën e ndodhur 15 marsin e vitit 2008. 

“Problemet kanë nisur me gëzhojat e mëdha këto më sipër u bënë në rregull. Ishin me VKM. Problemi nis me gëzhojat e mëdha. Dikush e ka quajtur hapje oreksi sepse kanë shkuar makinat e ushtrisë për të marrë 10 predha të mëdha në një repart në fund të Shqipërisë dhe i kanë sjellë në Tiranë që është në super harxhim. VKM parashikonte vetëm këto fishekë dhe jo predhat e mëdha. Atëherë është bërë një urdhër. Në këtë rast na vijnë me peshën e VKM që nuk duhet të jetë e saj. Duhet të ketë një problem. Ky urdhër është nënshkruar në ministri. Këtu nisin problemet. Problemet na kanë ardhur pikërisht nga gëzhojat e mëdha. Hetuesit e asaj kohe kanë zbuluar në kompjuterat e MEJKS një korrespondencë me kombinatet. I pyesnin a i demontoni këto predhat e mëdha. Të gjithë kthejnë përgjigje që ne i demontojmë por këtyre nuk u interesonte.

Në zyrat e MEIKO-s thirren tre kryeinxhinierët të cilët vijnë dhe me vula me vete. Ato tre përgjigjet e para që kishin sjellë se ne i demontojmë, ribëhen dhe vulosen nga kryeinxhinierët dhe thonë që nuk i bëjmë dhe kështu i hapet rruga demontimit të predhave të mëdha në Gërdec.

Këtu del dhe një tjetër ide, këtë barutin që me VKM do asgjësohej, çfarë do bëjmë. Asgjësimi, do digjej në një vend në mënyrë të parrezikshme. Pse të mos nxjerrim fitim dhe nga baruti. Dikush nxjerr idenë që mund ta shesin në Belgjikë. Këtë e ka pranuar edhe Ylli Pinari. Ai thotë është shitur 300 ton, por besoj se janë 3 ton, Duhet të jetë baruti ifishekëve të parë është çuar me anije. Mua më rezulton se tratativat për punën e barutit i ka bërë sekretari i përgjithshëm i ministris së mbrojtjes. Në VKM nuk parashikohej shitja e barutit”, shtoi Dervishi.

Ora 23:04
Dorian Matlija: Shtabi i Përgjithshëm nuk dinte gjë për vendin e Gërdecit, bashkia Vorë e donte për të ndërtuar një fushë futbolli

 

Avokati i familjarëve të viktimave të masakrës së Gërdecit Dorian Matlija ka treguar për herë të parë në emisionin Repolitix në Report Tv se shtabi i Përgjithshëm i asaj kohe nuk kishte dijeni për përcaktimin e vendit se ku do të ngrihej fabrika e demontimin të armëve. Madje tregoi se ka bashkia Vorë donte që në atë të vend të bënte një fushë futbolli.

“Për vendin e Gërdecit nuk u përfshi fare shtabi i përgjithshëm. Deri tani rezulton që vendin për ta caktuar këtë siç po përpiqen të paraqitet që herë e kanë vendosur herë amerikanët herë Mejko por në fakt nuk duket gjëkundi shtabi. Si fillim janë marrë të gjithë dokumentet janë bërë pjesë e dosjes. Madje ka një korrespondencë mes bashkisë Vorë dhe ministrisë. Bashkia Vorë kishte një ide që ta merrte këtë zonën e repartit të tankeve dhe ta bënte fushë futbolli para Gërdecit”.

 

Ora 23:00
Nga Kosta Trebicka te Efraim Diveroli, avokati Matlija zbardh dëshminë e Shkëlzen Berishës në GJKKO për masakrën e Gërdecit

 

Avokati i familjarëve të viktimave të gërdecit Dorian Matlija ka zbardhur në Repolitix në Report Tv detaje nga dëshmia e Shkëlzen Berishës në GJJKO lidhur me këtë masakër. Ai tha se mes të tjerash ka folur dhe për deklaratat e David Packouz, ortaku i Efraim Diverolit, me të cilin fitoi marrëveshjen 300 milionë dollarëshe nga Pentagoni për të siguruar municione nga Shqipëria,

“Bëmë pyetje për zotin Berisha, me atë gjëra që janë në publik dhe nuk janë pjesë e dosjes. Neve na bie radha të pyesim të fundit. Në rastin konkret bëmë pyetje për dekalratat e bëra mbi telefonatat e publikuara nga Kosta Trebicka të cilat zoti Berisha tha se unë di që është përgënjeshtruar nga  Efraim Diveroli një situatë e tillë. Njeh edhe se çfarë la ndodhur me vendimin e gjykatës së Floridas meqë u përmend. Tha që ky është sistemi në Amerikën që duhet të provosh provat kundër një gazetari dhe ai tha se ai nuk arriti dot ta bënte dhe prandaj humbi atë gjyq. Ama Diveroli thotë se nuk janë të vërteta ato që kishte thënë.

Pyetja tjetër që i bëmë zotit Berisha ishte me publikimin e Ëikiliks. Kabllogrami është I ambasadorit në atë kohë që thotë se Luan Hoxha ka ardhur dhe më ka thënë këtë gjë. Zoti Berisha tha se në dijeninë e tij Luan Hoxha  ka thë kam gënjyer, pra sipas tij e ka përgënjeshtyar deklaratën. Hoxha nuk është ende pjesë e procesit, është thirrur si dëshmitar por ende nuk është bërë pjesë. Ai është person që gëzon të drejtën të mos flasë”.

 

Ora 22:55
‘Shkëlzen Berisha kërcënoi Luan Hoxhën’, Kara: Djali i ish-kryeministrit fshihej pas Gërdecit, takimi me Diverolin për çmimin e municioneve

 

Efraim Diveroli një prej ortakëve që fitoi marrëveshjen 300 milionë dollarëshe nga Pentagoni për të siguruar municione nga Shqipëria, sipas juristit Romeo Kara ka treguar një takim pune për çmimin e fishekëve në 2007, ku i pranishëm ka qenë edhe Shkëlzen Berisha, djali i kryeministrit të asaj kohe Sali Berisha.

Kara duke dhënë detaje që hedhin dritë mbi masakrën e Gërdecit, në emisionin "Repolitix" në Report Tv me gazetarin Denis Minga tha se Shkëlzen Berisha, ka kërcënuar edhe Luan Hoxhën, ish shefin e shtabit të përgjithshëm të asaj kohe që aktualisht ndodhet në Amerikë.

“Nuk kemi vetëm imagjinatë por kemi pra syve një fakt që u quajt Hiroshima shqiptare. Kush është përgjegjës? Në librat dhe programet televizive të huaja, të paktën në një vendim gjyqësor në Florida, përshkruhet kjo ngjarje dhe përmendet edhe pjesa e armatimit të predhave të rënda dhe ikja e shefit të shtabit. Kjo tregon se ushtria nuk ka qenë kaq dakord. Në qershor 2011, dy kabllograma të klasifikuara të ambasadorit flasin se shefi i shtabit të atëhershëm i ka shprehur se është kërcënuar nga Shkëlzen Berisha që të vazhdojë pa vonesë furnizimin me municionin e madh në Gërdec.

Më pas nga frika ka bërë një përgënjeshtrim. Edhe një punonjës që ka qenë i zonës. Një punëtor i dikurshëm në Gërdec është shprehur se ishte një fabrikë e stilit mafiozo shqiptar dhe që mbështetej nga Shkëlzen Berisha. Vihet re se në një takim të vitit 2007 Diveroli ka fluturuar në Shqipëri për t’u takuar me Mejkon… Në këtë takim pune ishte dhe një person tjetër që shoqëronte  Mihal Delijorgjin që rrinte i qetë. Kompania SHELL që nuk përmendet kurrë… Diveroli thotë se njeriu që ishte në këtë takim pune që qëndroi i pa prezantuar dhe i qetë ishte djali i kryeministrit shqiptar.”

Ora 22:47
Masakra e Gërdecit, Romeo Kara: Pasojë e grykësisë dhe korrupsionit qeveritar

 

“Masakra e Gërdecit nuk u krye vetëm nga pakujdesia. Mbi të gjitha ishte pasojë e grykësisë dhe korrupsionit të lartë qeveritar qeveritar”.

Kështu deklaroi avokati Romeo Kara në emisionin “Repolitix” në Report Tv.

 

 

Ora 22:09
Mediu në Repolitix: S'kam ndërhyrë për demontimin e fishekëve, e ka bërë Shtabi i Ushtrisë

 

Ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu në emisionin Repolitix në Report Tv, duke folur për masakrën e Gërdecit, masakër për të cilën është marrë i pandehur nga GJKKO për shpërdorim detyre, tha se nuk ka pasur asnjë lloj për çështjen e demontimit të fishekëve.

Mediu tha se përgjigja e ministrit ka qenë të procedohet sipas propozimit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë.

‘Njeriu duhet të këtë disa skrupuj për faktin se kur flet për një çështje duhet patjetër që mendoj për atë çka thitë dhe të vërtetën e asaj çka thotë. Nuk kam pasur asnjë debat me Rusmajlin dhe kjo është një gënjeshtër. Është bërë një VKM siç ka qenë praktika e ministrisë së Mbrojtjes me kompaninë, pra një kontratë e drejtpërdrejtë me VKM. Në atë kohë ligji i prokurimeve ndryshoi dhe u kërkoi të bëhej një akt normativ. Rusmajli nuk ka bërë asnjëlloj debati. Qeveria ka rënë dakord të behet një VKM normative. Është martuar një VKM ku është dakord dhe Rusmajli dhe Bode. Kjo është e vërteta.

Unë kur kam vajtur ministër Mbrojtje kam qenë në 2005. Municionet e tepërrta kanë dalë në 2002. Detyra ka qenë djegia dhe shkatërrimi dhe shitja e municioneve. Kam respektuar mendimin e ushtarakëve se këto ishin municione të tepërta dhe VKM. ‘VKM’ 138 përcaktonte këto raporte shitje për qëllime ushtarakë, shitje për qëllime jo ushtarake. Procesi i vlerësimit të kompanisë ka kaluar të gjitha hallkat e saj dhe është bërë për një vit e gjysmë. Kontrata është firmosur në qershor të vitit 2007. Që në korrik të 2006 kërkesa nga MEICO për kërkesën e kësaj kompanie, unë e kam dërguar për mendim te shefi i Shtabit të Përgjithshëm. MEICO ka dëshmuar dhe më tej është nisur një faks në dhjetor 2008. Në dhjetor 2008 ministri bën këtë shënim... shefit të Shtabit të Përgjithshëm dhe Sekretarit të Përgjithshëm. Të konsiderohet ky propozim që vjen në një praktikë konform ligjit.

Përgjigja vjen të nesërmen nga Shtabi i Përgjithshëm dhe thotë se Bërzhita nuk është e përshtatshme.

Kërkesa e parë ka qenë për fishekët. Fishekët nuk kanë djegore. Përgjigja e ministrit të Mbrojtjes ka qenë të procedohet sipas propozimit të shefit të Shtabit të Përgjitshëm. Absolutisht, nuk kam pasur asnjë lloj ndërhyrje. Në kontratën e parë me fishekët të realizuar nga kjo kompani janë fituar 1.6 mln euro. Janë demontuar 4 ton fishekë.

Uzina ushtarake nuk janë në varësi të ushtrisë, por ndërmarrje publike. Financimet Ministrisë së Mbrotjes kanë qenë shumë të reduktuara në atë kohë. Unë kisha një detyrë si ministër Mbrojtje, se duhej bërë demontim. Unë nuk akuzohem për korrupsion. Unë akuzohem për shpërdorim detyre. Ministria e Mbrojtjes funksionon me dy struktura, struktura ushtarake dhe struktura civile. Ministri është tek struktura civile. Unë si ministër kam respektuar mendimin e ekspertëve. Ministri i Mbrojtjes ka vënë shënimin të procedohet sipas kërkesës së Shtabit të Përgjithshëm. ‘- tha Mediu.

Ora 22:05
Masakra e Gërdecit, Dervishi: Shpërthimi, sa 1/7 e bombës bërthamore! U dënuan 'krahë-thyerit', mashat e atyre që përfituan

 

Gazetari Ferdinand Dervishi në Repolitix në Report Tv ka bërë një rezume hap pas hapi si nisi masakra e Gërdecit. Të dënuar sot sipas gazetarit janë personat që janë përdorur si masha nga përfituesit e vërtetë.

“Kjo është një nga ngjarjet shumë të rënda që na ka ndodhur pas ndryshimit të sistemit politik. Kemi 26 viktima, qindra të plagosur. Një shpërthim që është sa 1 /7 e shpërthimit të një bombe bërthamore. Sistemi i drejtësisë nga 30 vjet i kontrolluar nga politika u dënuan krahë-thyerit, jo të vërtetët. Marshat që i ndihmuan të vërtetët të përfitonin nga kjo skenë”.

 

Ora 22:00
'Pse u zgjodh Gërdeci dhe roli i Delijorgjit', Dervishi zbardh debatet e Mediut me Rusmailin e Boden në mbledhjen e qeverisë Berisha

 

Gazetari Ferdinand Dervishi në Repolitix në Report Tv tregoi dhe fushatën që është bërë nga politika para se të niste Gërdeci që përfundoi në një masakër me 26 njerëz të pafajshëm të vrarë.

“Para një aferë bëhet një fushatë e ngjashme me inceneratorët, na mbytën plehrat, u bë gogol saqë mendohej se njerëzit flinin mbi plehra. E njëjta gjë ka ndodhur dhe në Gërdec. Thuhej se tunelet tona janë të pasigurta, kemi sasi pafund municioni nuk kemi çfarë e duam, nuk përshtaten me armë e reja. Pra politika përgatiti terrenin.

Kur u bë mbledhja e qeverisë për t'i vënë vulën finale demontimit në Gërdec. Ka pasur debat me Rusmailit dhe Bodes dhe kanë dalë dokumentet e një debati të madh. Rusmajli mbase në atë periudhë mbase ka pasur fërkime me Berishën mbase ka bërë kundërpedal. Debatet janë në internet janë gjithandej. Është peshuar që të bëhet dhe vkm ka dalë. Në vkm është përcaktuar, i ka peshuar fjala Mediut që transporti do bëhet me mjetet e ushtrisë. Pas VKM s’mund ta hapë gojën akuza... mund të akuzohet tani Mediu që përdori kamionët e ushtrisë etj etj por kemi pastaj zhvillime të mëtejshme që si të thuash ia vështirësojë Mediut problemet."

Dervishi zbulon pse u zgjodh Gërdeci dhe roli i Delijorgjit.

"U zgjodh Gërdeci se më parë aty ishin demontuar tanket e ushtrisë shqiptare. Fillimisht ka vajtur Deliorgji dhe është zënë e kacafyt me ushtrinë. Amerikani bashkë me Delijorgjin pra pala private në këtë pjesë krijuan një shoqëri. Pala private do bashkëpunonte me ministrinë e mbrojtjes për të realizuar demontimin. Pajisjet e demontimit i solli Patrik. Madje ai filmonte dhe fëmijët që punonin aty”.

“Municionet do i shiteshin municionet kësaj firme. Vkm parashikonte tre lloje fishekësh, mitraloz i rëndë, kundërajrorit... VKM kishte dhe një detaj aty që baruti do asgjësoje, kaq parashikonte vkm. Kjo punë u bë e gjitha dhe nuk ndodhi ndonjë incident. Problemet lindën kur dikush tha dale se kemi dhe gëzhojat e topat...”

B.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • tani: 25/01/2024 03:41

    saliu dhe shkelqeni te varen aty ne gerdec..familje e poshter...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?