'Pse u zgjodh Gërdeci dhe roli i Delijorgjit', Dervishi zbardh debatet e Mediut me Rusmailin e Boden në mbledhjen e qeverisë Berisha

24 Janar, 22:00| Përditesimi: 24 Janar, 22:26

  • Share

 

Gazetari Ferdinand Dervishi në Repolitix në Report Tv tregoi dhe fushatën që është bërë nga politika para se të niste Gërdeci që përfundoi në një masakër me 26 njerëz të pafajshëm të vrarë.

“Para një aferë bëhet një fushatë e ngjashme me inceneratorët, na mbytën plehrat, u bë gogol saqë mendohej se njerëzit flinin mbi plehra. E njëjta gjë ka ndodhur dhe në Gërdec. Thuhej se tunelet tona janë të pasigurta, kemi sasi pafund municioni nuk kemi çfarë e duam, nuk përshtaten me armë e reja. Pra politika përgatiti terrenin.

Kur u bë mbledhja e qeverisë për t'i vënë vulën finale demontimit në Gërdec. Ka pasur debat me Rusmailit dhe Bodes dhe kanë dalë dokumentet e një debati të madh. Rusmajli mbase në atë periudhë mbase ka pasur fërkime me Berishën mbase ka bërë kundërpedal. Debatet janë në internet janë gjithandej. Është peshuar që të bëhet dhe vkm ka dalë. Në vkm është përcaktuar, i ka peshuar fjala Mediut që transporti do bëhet me mjetet e ushtrisë. Pas VKM s’mund ta hapë gojën akuza... mund të akuzohet tani Mediu që përdori kamionët e ushtrisë etj etj por kemi pastaj zhvillime të mëtejshme që si të thuash ia vështirësojë Mediut problemet."

Dervishi zbulon pse u zgjodh Gërdeci dhe roli i Delijorgjit.

"U zgjodh Gërdeci se më parë aty ishin demontuar tanket e ushtrisë shqiptare. Fillimisht ka vajtur Deliorgji dhe është zënë e kacafyt me ushtrinë. Amerikani bashkë me Delijorgjin pra pala private në këtë pjesë krijuan një shoqëri. Pala private do bashkëpunonte me ministrinë e mbrojtjes për të realizuar demontimin. Pajisjet e demontimit i solli Patrik. Madje ai filmonte dhe fëmijët që punonin aty”.

“Municionet do i shiteshin municionet kësaj firme. Vkm parashikonte tre lloje fishekësh, mitraloz i rëndë, kundërajrorit... VKM kishte dhe një detaj aty që baruti do asgjësoje, kaq parashikonte vkm. Kjo punë u bë e gjitha dhe nuk ndodhi ndonjë incident. Problemet lindën kur dikush tha dale se kemi dhe gëzhojat e topat...”


Lajmi kryesor:

Si nisi Gërdeci që përfundoi në masakër, gazetari Dervishi zbardh skemën: Sa pak përfitoi shteti dhe sa mln dollarë kompania private nga shitja e fishekëve (Tabelat)


B.K//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?