'Nga krimi, nga droga na iku Europa', të rinjtë e FRPD protestë para kryeministrisë në 29-vjetorin e rrëzimit të bustit të Enverit

20 Shkurt 2020, 13:21| Përditesimi: 20 Shkurt 2020, 17:24

  • Share

Të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike kanë zhvilluar ditën e sotme një protestë simbolike përpara kryeministrisë në kuadër të 29-vjetorit të rrëzimit të regjimit diktatorial.

Të mbledhur përpara godinës së qeverisë dhe me pankarta në duar ata kanë lëshuar njëzëri thirrjen "Nga krimi, nga droga na iku Europa", ndërsa kanë akuzuar kryeministrin Edi Rama se po mban peng të ardhmen e të rinjve tnë vend.

Kryetari i FRPD, Belind Këlliçi në fjalën e tij tha se pas 29 vitesh, ka shumë ndryshime mes 20 shkurtit të vitit 91, dhe 20 shkurtit sot, por jo çdo ndryshim ka ardhur për mirë.  “Për fat të keq, njësoj si 29 vite më parë, edhe sot, qytetari, të rinjtë, njerëzit e zakonshëm të këtij vendi, janë me kokën ulur. Sërish u rri mbi krye, i sundon, një kastë”, - u shpreh kreu i Forumit Rinor të PD

Ai tha se kërkesa e tyre për protestë ishte kundërshtuar nga Policia e Shtetit, ndërsa deklaroi se ata janë të kapur pas karriges dhe nuk arrijnë të shohin urgjencën e madhe të popullit.

"Kur i dërguam njoftimin policisë për këtë tubim që po bëjmë sot, përgjigja që morëm ishte në fakt, arsyeja pse kemi dalë këtu. Policia tha se nuk shihte asgjë urgjente në motivet e protestës tonë, ndaj dhe nuk ishte dakort!
Pra, sipas tyre, sipas Lleshit, sipas qeverisë, sipas rilindjes, paska kohë plot! Kjo është më e pakta tallje, por në fakt është bash e vërteta e tyre. Nuk ka asgjë urgjente për këta, sepse janë kapur aq fort pas karrikes dhe privilegjeve dhe janë verbuar pas parasë dhe luksit, sa nuk shohin e nuk kuptojnë, urgjencën e madhe të vendit, të kombit",
deklaroi Këlliçi.


Lajmi kryesor:

29 vite nga rrëzimi i bustit të Enver Hoxhës! FRPD protestë simbolike para kryeministrisë


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?