Protesta e disa qytetarëve kundër projektit të rikualifikimit të Sheshit të Flamurit, nuk ishte organizuar nga vlonjatët. Në tubimin me pak persona, organizatorë ishin disa banorë të Laprakës në Tiranë, që edhe më herët janë hetuar për manifestime për kauza të ndryshme.
Policia e Vlorës thotë se ka referuar në prokurori materialet procedurale për katër protestues, për organizimin e manifestimit të paligjshëm në Sheshin e Flamurit.
Orland Bazaj është një prej tyre. Veprimin e policisë e sheh si një tentativë për të shuar protestën, ndërsa paralajmëroi se do të marrë sërish pjesë në protestë në 7 prill.
Të tjerët janë Arben Abazaj, Anton Kola dhe Arben Kola, ky i fundit, aktivist që proteston me plis në tubime të ndryshme.
Në sheshin e Flamurit në Vlorë kanë nisur punimet për të vënë në jetë projektin që pritet ta rikualifikojë zonën ndërsa një godinë 15 katëshe qe shteti ia ka marrë privatit, pritet të kthehet në qendër social-kulturore dhe jo në hotel, siç pretendojnë përfaqësues të “Foltores” së Sali Berishës. Ndërtesa i është marrë biznesmenit Sulo Shehi, të cilin shteti e ka dëmshpërblyes me 8 milionë dollarë.
Zhvillues i projektit është Fondi Shqiptar i Zhvillimit ndërsa financuese e projektit nga Xavier de Geyter, i njëjti arkitekt belg që ideoi Lungomaren, është qeveria. Vlera e kontratës për zbatimin e këtij projekti është 818 milionë lekë.
Ornold Bazaj, një nga 4 protestuesit e vënë në hetim penal, pasi protestoi një ditë më parë kundër projektit për Sheshin e Flamurit në Vlorë, tha se do të vijojë që të protestojë, ndërsa procedimin e sheh si shenjë frikësimi për të shuar protestën. Ai ka theksuar se i është bashkuar pas thirrjes në rrjete sociale, thirrje që e ka bërë edhe vetë. Në datë 7 prill tha se do të jetë sërish në protestë.
‘Unë jam njoftuar nga postimet. Nuk kam asnjë njoftim nga institucionet për procedimin tim. Kam bërë detyrën time qytetarë dhe kam marrë pjesë në protestë. Kam bërë postime në rrjetet sociale, duke thënë se do marrë pjesë në protestë. Ne do të mblidhemi me 7 prill, dhe u bëj thirrje atyre që i thonë vetes shqiptarë duhet të vijnë këtu në Sheshin e Flamurit. Është një projekt që është paragjykuar nga të gjithë. Duhet të bëjnë transparencë çfarë po ndodh në Sheshin e Flamurit. Është urdhër për të trembur ato që duan të dalin në protestë.’- tha ai.
Mos ja fusni kot, Arben Abazaj është vlonjat dhe jeton në Vlorë. Pastaj , ça kuptimi ka nuk janë vlonjate, janë Shqiptarë. Lëre kur thotë arkitekti belg , e ça pastaj, lërini këto budallallëqe. Shikoni ça poshtërsie keni bërëme ato kapanone në mes të sheshit.
PërgjigjuOre mir qe u prish sheshi i flamurit, po tani si do quhet qe ta dim, kendi i flamurit, apo shurtorja publike, se vetem ato dy vende mbeten pa shembur
PërgjigjuO morrat e partise, allate te denja te partise se punes: jane babale, apo jane lapraksa, projekteve nuk u behet transparence ne kete vend, varet thjesht nga humori i liderit boteror galaktik. Pse lideri global e nxori tani projektin (projekt i thencin - ca kuba) , perse nuk e publikoi perpara. Para se ta mbroni, o vemje, perdoreni trurin, se me taksat tona po behet, spo na e dhuron Rama nga rroga mujore.
Përgjigjusa kate do prishi dhe sa kate do len aty?
Ç'janë këta more që flasin në emër të Shqiptarëve Ja paskan paguar biletën dhe ditën
PërgjigjuZeri u degjua nga perendia edhe me pas heshtje... Projekti vazhdoj edhe perfundoj... Edhe protestant ne kete vend te manipulara sorros pd lsi ps etj etj! Nje laprakist ne vlore patriotizem I vertet apo nje korrupsion dorazi (merr 100,euro) edhe krijo vend atje ne protesten paqedashese edhe transparente! Asgje nuk funksionon ketu as idealet shoqerore! Asgje! Kur dalin ca me te madhe qe Jan patriot te flakte nga rrjetet sociale! Hahahah fajin kush e ka!? Quiz-i I rradhes! Cfare deshi beri Sala me Nanot! Cfare deshi beri Liri meta me Monat cfare do Ben Edi rama me shoke! Ku shkoj teatri mo!? Arti edhe djersa e gjithe atyre artistave!? U shua apo u vanit!? Kur te Dali shoqeria e paster civile do jem edhe un atje ne konispol e vermosh e kudo ne cdo territor shqiptar... Por duket qarte qe asgje nuk funksionon ne kete komb te mjere! Urime qeverises per sheshin e flamurit mundesisht vejani emrin sheshi qeveria rama kot sheshi flamurit!
PërgjigjuSemundje saliu nga 30 vjet. Nuk eshte ndonje e re. Ketu per protest vijn nga kosova e te mos shkojn nga lapraka. Ata sdin ku kan shtepin e tyre shkojn te rregullojn vloren!!!! Kan faj vlonjatet qe si marin me hu. Gjithkush e rregullon vet shtepin e tij.
PërgjigjuZeri u degjua nga perendia edhe me pas heshtje... Projekti vazhdoj edhe perfundoj... Edhe protestant ne kete vend te manipulara sorros pd lsi ps etj etj! Nje laprakist ne vlore patriotizem I vertet apo nje korrupsion dorazi (merr 100,euro) edhe krijo vend atje ne protesten paqedashese edhe transparente! Asgje nuk funksionon ketu as idealet shoqerore! Asgje! Kur dalin ca me te madhe qe Jan patriot te flakte nga rrjetet sociale! Hahahah fajin kush e ka!? Quiz-i I rradhes! Cfare deshi beri Sala me Nanot! Cfare deshi beri Liri meta me Monat cfare do Ben Edi rama me shoke! Ku shkoj teatri mo!? Arti edhe djersa e gjithe atyre artistave!? U shua apo u vanit!? Kur te Dali shoqeria e paster civile do jem edhe un atje ne konispol e vermosh e kudo ne cdo territor shqiptar... Por duket qarte qe asgje nuk funksionon ne kete komb te mjere! Urime qeverises per sheshin e flamurit mundesisht vejani emrin sheshi qeveria rama kot sheshi flamurit!
Eshte dora e Lelit dhe e Bujarit te foltores Se tani kujtohen qe mori Sala PD se sheshi ka qene edhe me keq por ka edhe nja dy vjet ashtu.hajt te fala Lelit.
Përgjigju,,,,proteste babalesh,lapraksa, ne Vlore!!!!!
PërgjigjuProtest vari leshte.
PërgjigjuJane shpellaret e Sali non grates...
Përgjigju