Nga Llalla, Basha, Kajmaku e çështja Meta-Dvorani, dosjet e para dhe zyrtarët që kalojnë në duart e SPAK-ut që nga dita e hënë

23 Nëntor 2019, 11:27| Përditesimi: 23 Nëntor 2019, 15:15

  • Share

Ditën e hënë do të finalizohet ngritja e Prokurorisë së Posaçme, e projektuar për të luftuar krimin dhe korrupsionin në të gjitha nivelet, por sidomos në radhët pushtetarëve dhe ish-pushtetarëve që nga vitet ’90. Anëtarët e parë të Prokurorisë së Posaçme janë: Altin Dumani, Arben Kraja, Behar Dibra, Edvin Kondilli, Elida Celami (Kaçkini), Ened Nakuçi, Enkeleda Millonai dhe Klodian Braho. Kompetencat e Prokurorisë së Posaçme ndahen në tre degë.

Dega e parë përfshin çdo vepër penale e kryer nga Presidenti dhe ish-presidentët, nga kryetari i Kuvendit dhe ish-kryetarët e Kuvendit, nga kryeministri dhe ish-kryeministrat, nga ministrat dhe ish-ministrat, nga gjyqtarët dhe ish-gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, nga kryeprokurori dhe ish-kryeprokurorët, nga deputetët dhe ish-deputetët, nga kryebashkiakët dhe ish-kryebashkiakët, nga zëvendësministrat dhe zëvendësministrat, nga anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, nga drejtuesit e institucioneve qendrore ose të pavarura të përcaktuara në Kushtetutë ose në ligj. 

Dega e dytë e kompetencave të Prokurorisë së Posaçme, Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe Gjykatave Speciale përfshin 18 vepra penale të parashikuara në nenin 75/a të Kodit të Procedurës Penale. Kushdo që dyshohet se ka kryer një nga këto 18 vepra penale do të jetë objekt i SPAK-u. Këto vepra penale kanë të bëjnë me korrupsionin aktiv dhe pasiv të të gjitha kategorive ushtrimin e ndikimit të paligjshëm, përfitimin e paligjshëm i interesave dhe shkeljen e barazisë në tendera apo ankande publike. Çdo shtetas që i kryen këto vepra do të hetohet nga SPAK. Dega e tretë përfshin çdo vepër penale që kryhet në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe bandave kriminale. 

Ligji për SPAK parashikon afatin dhe mënyrën e marrjes së kompetencave nga Prokuroria e Posaçme për të ushtruar ndjekjen penale dhe përfaqësimin e akuzës në gjyq. Sipas nenin 57 të këtij ligjit gjitha dosjet nën hetim apo ato të referuara në gjykatë, për kategoritë dhe veprat penale të lartpërmendura, kalojnë automatikisht në duart e Prokurorisë së Posaçme. Dosjet duhet të kishin kaluar që në vitin 2017, por për shkak të moszgjidhjes në kohë të anëtarëve të Prokurorisë së Posaçme, ky afat nuk u respektua. Me ngritjen e Prokurorisë së Posaçme, nga java që vjen, dosja e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, kalon automatikisht në duart e SPAK-ut. Llalla është aktualisht nën hetim për pastrim parash. Ai është subjekt i Prokurorisë së Posaçme në cilësinë e ish-kryeprokurorit. 

Një tjetër dosje që kalon automatikisht në duart e Prokurorisë së Posaçme është ajo e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili akuzohet për falsifikim të formularëve. Basha është objekt i SPAK-ut në cilësinë e ish-deputetit, ish-kryebashkiakut dhe ish-ministrit. Kushtetuta dhe ligji për SPAK-un parashikon që çdo akuzë ndaj ish-ministrave, ish-kryetarëve të bashkive dhe ish-deputetëve është në kompetencë të Prokurorisë së Posaçme. Struktura e re anti-korrupsion do të vendosë për fatin e Lulzim Bashës si dhe do të përfaqësojë akuzën në Gjykatën Speciale. Për shkak të cilësisë së ish-deputetit, në duart e SPAK-ut do të kalojë edhe Arben Ristani, i cili është pjesë e dosjes së Bashës.

Automatikisht në zyrat e Prokurorisë së Posaçme kalon edhe dosja e ish-kryetarit të Bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku, i shpallur në kërkim. Kajmaku është subjekt i SPAK-ut në cilësinë e ish-kryebashkiakut. Prokuroria e Posaçme do të trajtojë edhe kallëzimin e Presidentit Ilir Meta kundër kryetarit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvrorani. Ky i fundit përfshihet në kompetencat e SPAK-ut në cilësinë e anëtarit të Gjykatës së Lartë.

Nenet për dosjet që kalojnë në duart e SPAK

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • vendi i kusareve shqiperia: 23/11/2019 17:31

    Kane marre mjaftueshem brisqe dhe shkume rroje?askush nuk denohet ne vendin e kusareve pervec ndonje fukarai qe nuk e njeh kush.Kjo propagande do vazhdoje vite te tera per ti hedhur hi syve atyre qe jane akoma te lekundur se te tjeret qe i kane dy pika mend e dine kete gje.

    Përgjigju
  • Sam: 23/11/2019 13:09

    That’s a great job; good luck,you are blessed!This is the miracle!Albania is very dirty from corruption and can’t be cleaned right away but soo far so good!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?