Lokali në Mbrostar të Fierit ku ushtronin aktivitetin e prostitucionit dy vajza të reja nga Uganda, rezulton të jetë hapur dhe marrë me qira nga Osjon Puka (i arrestuar) para 1 viti.
Ai ka funksionuar si lokal muzike dhe striptizmi, por në të vërtetë ushtrohej edhe aktiviteti i prostitucionit.
Policia kishte marrë informacione se aty punonin si kërcimtare vajza të huaja dhe shqiptare, si dhe ushtronin prostitucion.
Për këtë arsye, hetimet u referuan në Prokurori që prej 23 shkurtit 2025.
Gjatë finalizimit të aksionit, policia arrestoi 5 persona; 3 organizatorë dhe 2 vajza nga Uganda që prostituonin.
Mësohet se njëra nga të arrestuarat si organizatore dhe rekrutuese, Klodjana Haskasa 24 vjeç ka punuar në këtë lokal që në fillim dhe ka qenë në rolin e menaxheres. Sipas të dhënave, ajo kishte punuar më parë në disa lokale striptizmi në Tiranë, ku kishte krijuar njohje me shumë vajza që punonin si kërcimtare dhe i rekrutonte për të punuar aty. Për arsye të njohjeve dhe aftësisë së saj, Osjon Puka e kishte caktuar si menaxhere.
Ky i fundit ka qenë më parë i arrestuar për kundërshtim të forcave të policisë dhe mbajtje pa leje të armëve të ftohta.
Vajzat nga Uganda, ku njëra prej tyre ishte me leje qëndrimi në Shqipëri, gjatë verës kishin punuar në Durrës si kamariere tek disa restorante, dhe para 2 muajsh kishin filluar në këtë lokal.
Osjon Puka dhe Klodjana Haskasa, për t’i shpëtuar ndjekjes penale, në muajin qershore e kanë kaluar kontratën e qirase në emër të vajzës tjetër Orkida Gajo, gjithashtu e arrestuar, e cila kishte rolin e kamarieres dhe ndërlidhjes së klientëve me vajzat që ju shkonin në tavolinë apo në dhoma private.
Ndërkohë, që vajzat të cilat prostituonin, ndërroheshin vazhdimisht gjatë periudhave të ndryshme.
Lajmi kryesor:
2 vajza nga Uganda prostituonin në Fier, zbulohet lokali në Mbrostar. Arrestohen edhe 3 tutorët (EMRAT + VIDEO)
V.GJ /r.k./ReportTv.al
