Plarent Dervishaj
Në dosje dalin edhe planet e Aleksandër Lahos të njohur si “Rrumi i Shijakut” për të vrarë jo vetëm Plarent Dervishajn por edhe Edmir Bregun ose siç njihet me nofkën “Maloku”.
Në datën 1 tetor 2020, ora 10:13, Aleksandër Laho ka filluar të bisedojë me Elidon Avdylin në lidhje me çështjen dhe situatën e Plarent Dervishit. “Rrumi” i ka shkruar që ka marrë informacion se “Lenti është në Durrës dhe po shet vilën që ka”.
Elidon Avdyli i është përgjigjur që nuk e kishte menduar mirë një lëvizje të tillë nga Plarent Dervishaj, pasi ky i fundit sipas Elidonit, e ka bërë për të mbuluar gjurmët.
Më daten 6 tetor 2020, ora 14:40, Elidon Avdyli bisedon me Aleksandër Lahon në lidhje me vendin ku mund të strehohej Plarent Dervishaj.
Me date 6 tetor 2020, ora 15:20, Elidoni i ka shkruar Aleksandrit se “Maloku”, duke iu referuar Edmir Bregut, kishte zhdukur që kishin një javë që e kërkonin.
Pjesë nga biseda:
Aleksandër Laho: Jam jashtë në të vjen mos lëviz vet mo. Një pun t’kam ca me tha ca un. S’mu ndan. Un e vura vet shen afër, e duron sigur po del vet. Po thonë do t’marrin me shef.
Elidon Avdyli: Kujtpo ja kanë vu shenjën. Po më the. E di. Jo mos e kalo vllai. Po po folëm. Po jemi thot me egzin. Me orën kanë folën kanë than ke ai.
Elidon Avdyli: Eken dit ku milleni ne. Se ktu dinin ku t kill gjomat.
Aleksandër Laho: Jo ty dhe kaleshit ju ka ngel ne opinionin qe keni q sa i grifteve. ruhuni per vete shok se qeroheni shume lujt llafesh.
Elidon Avdyli: Edhe 20 e viti. Po e vlla. Po jam m’vll fare shok. Po pres kto 2-3 dit me bo maloku. Ozot na lecen mar. So e pi emote… Ne nrrp. Direkt mos i bim celek. Kshu e kesh me ate. Un me ate.
Aleksandër Laho: Lenti esht problemi kryesor, esht problem i hapur per te gjith… ate me duhet me e marr serozisht… ai ka dam por don prap, por ka her je non. Po un se boj si Lenti, une s’jam Lenti, une kam burrni.”
Lajmi kryesor:
DOSJA/ 'Po erdhi Rama na fiku', Rrumi i Shijakut ‘klering’ pronash me Avdylajt për vrasjen e armiqve: Më hiqni qafe Lul Berishën, Plaurentin e Mond Çekiçin
S.B/ReportTv.al