Sipas burimeve për Report TV, në serat me kanabis të zbuluara në Berat, gratë të cilat ishin punësuar, paguheshin deri në 50 mijë lekë dita.
Mosha e tyre varionte nga 16 deri në 65 vjeçe. Ndërkohë mësohet gjithashtu se kishte mbetur edhe një serë të cilën duhet ta përfundonin për tharjen e lëndës narkotike kanabis.
Nëntë personat e armatosur të cilët ruanin serat me kanabis ishin gjithashtu nga zona e veriut të vendit, pjesa më e madhe nga Fushë-Kruja dhe Lezha. Ndërkohë është shpallur në kërkim një prej personave të përfshirë në kultivimin e kanabisit.
Lajmi kryesor:
VIDEO/ Operacion antidrogë në Berat, zbulohen 2 hektarë tokë të mbjella me kanabis! Shoqërohen gratë që ishin punësuar, arrestohet grupi i armatosur që ruante serat (EMRAT)
B.V/ReportTv.al