Ndryshe dhe me risi, prej së hënës së 8 shtatorit, rikthehet programi i aktualitetit “Studio Live” nën moderimin e gazetarit Ermal Qori në ekranin e Report Tv.
Nga zhvillimet e minutës së fundit te intervistat ekskluzive dhe analiza e thelluar e ngjarjeve kryesore, Studio Live do të sjellë risi në rubrika të reja, më pranë qytetarëve, telefonata që do t’i japin zgjidhje problematikave të tyre juridike dhe jo vetëm.
Duke filluar prej orës 17:00 do të mbetet në fokus informacioni i përditësuar dhe temat që prekin interesin e audiencës.
“Studio Live” do të rikthejë përballjen në debat për temat më të nxehta dhe do t’i japë vëmendje lajmeve me ndjeshmëri të lartë për shikuesin.
Po personazhet inspirues që preferohen nga publiku si do të bëhen pjesë e programit?
Informohemi së bashku për vendin, rajonin dhe botën nga e hëna në të premte ora 17:00-20:00, Live në Report Tv.
Komente
