Dhimitër Kraja me mjekët e Infektivit pas rikthimit në punë

U rikthye nga pensioni për të shëruar të prekurit, mjeku infektohet me koronavirus

31 Mars 2020, 21:58| Përditesimi: 31 Mars 2020, 22:49

  • Share

Mjeku Dhimitër Kraja rezulton i infektuar me koronavirus. Pas 48 viteve punë në spitalin Infektiv profesor Dhimitër Kraja në datë 20 mars  iu përgjigj vullnetarisht i pari thirrjes për t’u rikthyer në shërbim, për të ndihmuar kolegët në kurimin e pacientëve të infektuar, por u prek nga COVID-19.

Lajmi konfirmohet për Report Tv nga burime pranë Ministrisë së Shëndetësisë. Dhimitër Kraja është shtruar prej ditës së djeshme në spitalin Infektiv ku po trajtohet nga kolegët për të fituar luftën me koronavirusin. Djali i tij është DJ i njohur, Vik Kraja, i cili ndau në rrjetet sociale pak ditë më parë postimin për babain e tij që iu bashku mjekëve bashkë me apelin për të qëndruar në shtëpi.


Postimi i djalit të mjekut

Ora 22:38
Infektimi i mjekut të njohur, Manastirliu: I rrallë! Po përballet më sëmundjen që donte ta luftonte

Dhimitër Kraja

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu shprehet se gjendja e mjekut Dhimitër Kraja, që u infektua me koronavirus është qëndrueshme, ndërsa ndodhet në trajtim nga ekipi mjekësor. Ministrja e cilëson mjekun të rrallë e modest si pakkush.

"Pesha e viteve nuk e pengoi Prof. Dhimitër Krajën për t’u rikthyer në spitalin infektiv, aty ku ka kaluar 48 vite të jetës së tij, për t’i dhënë një dorë stafit të palodhur të këtij spitali në këto ditë të vështira.

I rrallë e modest si pakkush, Dr. Luli, siç e thërrasin të gjithë, po përballet vetë në këto momente, me sëmundjen që aq shumë donte ta luftonte.

Gjendja shëndetësore e doktor Lulit në këto momente është e qëndrueshme, në trajtim nga ekipi mjekësor, për të cilin ka qenë ngahera një burim i pashtershëm frymëzimi. Forca doktor Luli. Jemi me ty" shkruan ministrja.


Lajmi kryesor:

Dhimbje e shpresë! Ndërrojnë jetë 2 pacientë me koronavirus, shkon në 15 numri i viktimave! Sot 15 të shëruar të tjerë


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?