Nga prodhimi i lëndëve narkotike te moskallëzimi i krimit, vihen në pranga 3 persona në Sarandë

19 Nëntor 2022, 14:39| Përditesimi: 19 Nëntor 2022, 14:42

  • Share

VLORË- 3 qytetarë janë vënë në pranga në Sarandë, pasi ishin dënuar për vepra të ndryshme penale. Në pranga është vënë Nuri Shero, 24 vjeç, banues në Konispol, pasi Gjykata e Apelit Gjirokastër e ka dënuar me 5 vjet burgim, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur edhe 2 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Po ashtu është arrestuar Alket Avdi, 35 vjeç, banues në Sarandë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë e ka dënuar me 2 vjet burgim, nga të cilat i kanë mbetur edhe 10 muaj burgim, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”. Në vitin 2019, shtetasi Nuri Shero ka transportuar me automjet rreth 3 kg lëndë narkotike kanabis, të futura në një çantë. Në këtë automjet udhëtonte edhe shtetasi Alket Avdi.

Sakaq policia ka arrestuar edhe Bajram Tushën, banues në Sarandë, pasi Gjykata e Apelit Gjirokastër e ka dënuar me 6 vjet burgim, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur edhe 3 vjet, 1 muaj e 19 ditë burgim, për veprën penale “Ngacmimi seksual”.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?