Politikë

Nga rindërtimi i Spitallës te porti i ri i Durrësit, kryeminstri Rama takon Sheiik Hazza bin Zayed Al Nahuan

1 Tetor 2021, 20:22| Përditesimi: 1 Tetor 2021, 20:31

  • Share

 

Kreu i qeversë gjatë vizitës së tij në Abu Dhabi ka takuar sheikun Hazza bin Zayed Al Nahuan, Këshilltar i Sigurisë Kombëtare dhe Zëvendëskryetar i Këshillit Ekzekutiv të Abu Dhabit.

Rama bën me dije se takimi është bërë për ecurinë e bashkëpunimit dypalësh mes dy vendeve, ecurinë e investimit masiv të Rindërtimit në Spitallë me financim të Princit të Kurorës, projektit madhor të transformimit të Portit të Durrësit në një prej porteve më të mëdha të Mesdheut.

'Abu Dhabi - Me Sheiik Hazza bin Zayed Al Nahuan, Këshilltar i Sigurisë Kombëtare dhe Zëvendëskryetar i Këshillit Ekzekutiv të Abu Dhabit, për ecurinë e bashkëpunimit dypalësh mes dy vendeve, ecurinë e investimit masiv të Rindërtimit në Spitallë me financim të Princit të Kurorës, projektit madhor të transformimit të Portit të Durrësit në një prej porteve më të mëdha të Mesdheut, si edhe një sërë investimesh e bashkëpunimesh të tjera të rëndësishme.'- shkruan Rama.


Lajmi kryesor:

Rama në Abu Dhabi: Bota të bashkëpunojë për problemet globale me të cilat përballemi! Shqipëria pret që brenda një dekade të bëhet eksportuese neto e prodhimit të energjisë


M.Q.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?