Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Konferencën Ndërkombëtare të Politikave në Abu Dhabi tha se problemet me të cilat përballet bota sot janë të ndërlidhura me njëra tjetrën e se duhet që të bashkëpunojmë që t'i zgjidhim.
'Vendi im është një nga vendet më të vogla në botë kështu që tundimi për të folur është vërtet i madh. Unë besoj se globalizmi është këtu dhe do të qëndrojë për aq kohë sa jetojmë në të njëjtin planet e ngrohemi nga i njëjti diell. Interesi ynë i mirëfilltë në bashkëpunimin përtej kufijve po bëhet më i madh pavarësisht refuzimeve, por duhet të bashkëpunojmë. Problemet me të cilat përballemi bëhen çdo ditë e më të ndërlidhura, ja marrim ngrohjen globale. Një çështje me një ndikim mjaft afatgjatë, sa më efektivisht do të merremi me të aq më mirë do të parandalojmë katastrofat natyrore. Sot pandemia COVID 19 një çështje globale që ka marrë shumë jetë, krahasuar edhe me humbjet si në luftat botërore. e njëjta logjikë shkon edhe për luftën kundër terrorizmit. Në këtë kohë sfidash globale, kërkohet një qasje globale.'- tha Rama.
Rama në fjalën e tij nënvizoi se Shqipëria beson e angazhimi i thellë është i nevojshëm për paqen dhe sigurinë. Kreu i qeverisë tha se vendi ynë është në të njëjtën linjë me politikat e BE-së për mjedisin. Kreu i qeverisë nënvizoi se Shqipëria ka nisur të reformojë sektorin e energjisë elektike që prej vitit 2014 dhe se brenda një dekade pret që të bëhet një eksportuese neto e prodhimit të energjisë.
Shqipëria beson se përtëritja e një angazhimi të thellë është shumë herë më i nevojshëm për paqen dhe sigurinë. Këshilli ministerial ra dakord për një sërë angazhimesh për të luftuar krimin e organizuar, gjatë kohës që kryesonim OSBE-në. Shqipëria tashmë do jetë për herë të parë një anëtare e Këshillit të Sigurisë në OKB. Na duhet një integrim më i madh për axhendën e zhvillimit të qendrueshëm. Ne jemi në të njëjtën linjë me politikat e BE-së për mjedisit. Jemi të përqëndruar në diversifikimin e energjisë. Qeveria do miratojë planin e ri në përputhje me axhendën e komunitetit të energjisë. Shqipëria pret që brenda kësaj dekade të bëhet një eksportuese neto e prodhimit të energjisë.
Duke u ndalur tek strehimi afganëve në Shqipëri, kryeministri Rama tha se qeveria shqiptare mori përsipër që të mirëpresë 4000 refugjate për faktin se me një gjë të tillë ne nderojmë traditën dhe historinë e vendit tonë. Rama e mbylli fjalën duke thënë se u detyrohemi fëmijëve tane që mos të rriten në një mjedis ku thuet se do të mbyllim dyert, por të mësojmë përmes veprave e jo fjalëve.
Ne kemi përjetuar solidaritein e Emirateve të Bashkuara pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit. Ata ishin të parët që shprehën solidaritetin jo vetëm me fjalë por me vepra. jam shumë krenar ta përmbyll këtë që t'ju them se Shqipëria u ka qendruar pranë popullit afgan në lidhje me atë që ndodhi atje. Qeveria shqiptare mori përsipër për të pritur deri në 4000 afganë. Më kanë pyetur Pse? Duke bërë një gjë të tillë ne nderojmë historinë dhe traditën tonë. Ne e bëmë sepse u detyrohemi fëmijëve tanë, ata nuk duhen rritur në një mjedis ku u thuhet të mbyllin dyert, ata duhet të mësojnë përmes veprave dhe jo fjalëve'- tha Rama.
Kreu i qeversë gjatë vizitës së tij në Abu Dhabi ka takuar sheikun Hazza bin Zayed Al Nahuan, Këshilltar i Sigurisë Kombëtare dhe Zëvendëskryetar i Këshillit Ekzekutiv të Abu Dhabit.
Rama bën me dije se takimi është bërë për ecurinë e bashkëpunimit dypalësh mes dy vendeve, ecurinë e investimit masiv të Rindërtimit në Spitallë me financim të Princit të Kurorës, projektit madhor të transformimit të Portit të Durrësit në një prej porteve më të mëdha të Mesdheut.
'Abu Dhabi - Me Sheiik Hazza bin Zayed Al Nahuan, Këshilltar i Sigurisë Kombëtare dhe Zëvendëskryetar i Këshillit Ekzekutiv të Abu Dhabit, për ecurinë e bashkëpunimit dypalësh mes dy vendeve, ecurinë e investimit masiv të Rindërtimit në Spitallë me financim të Princit të Kurorës, projektit madhor të transformimit të Portit të Durrësit në një prej porteve më të mëdha të Mesdheut, si edhe një sërë investimesh e bashkëpunimesh të tjera të rëndësishme.'- shkruan Rama.
Kryeministri Edi Rama është takuar në Abu Dhabi, Thierry de Montbrial, Shefi Ekzekutiv i Institutit Francez për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, njëkohësisht themeluesi dhe drejtuesi i “World Policy Conference”.
“Abu Dhabi – Me Thierry de Montbrial, Shefi Ekzekutiv i Institutit Francez për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, njëkohësisht themeluesi dhe drejtuesi i “World Policy Conference” ” shkruan Rama.
Konferenca Botërore Politikave (WPC) është një organizatë e pavarur qëllimi i të cilës është të kontribuojë në përmirësimin e të gjitha aspektet e qeverisjes, me qëllim për të promovuar një botë që është më e hapur, më e begatë, më e drejtë dhe me më shumë respekt e diversitetit të shteteve dhe kombeve.
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me përfaqësuesin e Bashkimit Europian për Politikën e Jashtme Josep Borrell.
Rama me Borrell treguan se diskutuan rreth zgjerimit, Samitin e ardhshëm të Ballkanit Perëndimor dhe rëndësishme për të ruajtur vrullin e reformës dhe besueshmërinë e BE-së .
Kryeministri theksoi se ata folën edhe për panoramën e situatës në rajon, si edhe për konfliktin e hapur nga Bullgaria me Maqedoninë e Veriut, ku është marrë peng edhe Shqipëria.
Rama dhe Borrell, u takuan gjatë zhvillimit të “Konferencës së Politikave Botërore”, e cili do të zgjasë nga 1-3 tetor dhe ka për qëllim të ndihmojë në promovimin e një bote të hapur, të begatë dhe të drejtë. Ai mbledh së bashku personalitete të nivelit të lartë nga pesë kontinente, udhëheqës politikë dhe ekonomikë dhe gazetarë, si një "urë lidhëse", për të formuar me njeri-tjetrin lidhje të qëndrueshme me njëri -tjetrin.
Përtej pjesëmarrësve, ky takim ka në fokus ndihmën ndaj popullatave të prekura në një kohë trazirash, të vazhdueshme.
Rama pritet të mbajë fjalim në këtë konferencë për pak minuta.
Postimi i plotë i Borrell:
Takova Kryeministrin Edi Rama në Konferencën e Politikave Botërore 2021 në Abu Dhabi. Ne diskutuam për zgjerimin, Samitin e ardhshëm të Ballkanit Perëndimor dhe nevojën për rezultate konkrete. E rëndësishme për të ruajtur vrullin e reformës në rajon si dhe besueshmërinë e BE –së
Ta tregon Mero Pata dhe Ylli Baze kur te vish.
Përgjigju