Pranvera është periudha më e mirë për kultvimin e bimëve, erzave dhe perimeve të ndryshme. Në një intervistë në emisionin “ Rreze Dielli” Kristina Zyli, një vajzë e apasionuar pas luleve, solli këshilla dhe informacione të vlefshme për të gjitha vajzat dhe zonjat që dëshirojnë t’i kultivojnë ato në ballkonin apo kopshtin e shtëpisë dhe na prezantoi me shtëpinë e saj të tejmbushur me lule.
“Tani është periudha më e mirë për të kultivuar bimë, sidomos borzilokun që shumica e mamave shqiptare e kanë shumë qejf. Mund të kultviohen edhe pomodorini. Unë vjet i mbolla në ballkon, do t’i mbjellë edhe këtë vit dhe shumica e bimëve tani kanë kohën si për t’i ndërruar nga vazot që mund t’I keni pasur gjatë dimrit por edhe për ti vendosur në vazo tjetër të re duke qenë se tani kanë periudhën më të mirë që lulëzojnë” tha ajo.
Ujitja e luleve është ushqimi kryesor i tyre, por shpesh është e vështirë që të kuptosh kohën e duhur kur lulja apo bima ka nevojë për ujë:
“Nuk ka një kohë të caktuar që bimët duhen ujitur, pra bima i jep vet shenjat në momentin që duhet ujitur, tani që është dimër dhe që është shumë ftohtë një bime I duhet një kohë më e gjatë për tu tharë ndërkohë gjatë verës është e nevojshme që ato të ujiten shumë shpesh. Gabimi që bëjnë shumica që thojnë se ju janë tharë lulet është ujitja e shpeshtë.Duhet të kontrollojnë vazot, nëse nuk peshojnë shumë do të thotë që ka ardhur koha që bima të ujitet, gjithashtu dhe nëse gjethja fillon dhe varet” shpjegoi ajo.
Ndërsa tregoi për gabimet më të shpeshta që ka vënë re në kujdesin ndaj luleve, duket se ndërrimi i vazove në madhësi jo të duhur, është kryesori.
”Gabimet që shikoj më shpesh, kur kanë një lule të vogël e marrin dhe e vendosin direkt në një vazo shumë të madhe se thonë, duke e vendosur në një vazo shum të madhe bima do të rritet më tepër. Ky është gabimi më i shpeshtë që bëhet. Emira është që bima të qëndrojë tek vazo e vogël sat ë zëri rrënjë vet dhe në mometin që xnjerr rrënjët ën fund do të thotë që ka ardhur koha të ndërrojë vazo. Periudha më e mirë për të ndërruar vazot është Marsi dhe Prilli. Rekomandohet që edhe në momentin që bëhet zhvendosja e vazos, të bëhet tek një më e madhe, jo tek një vazo shumë e më e madhe” rekomandoi ajo.