Shega është një ndër frutat me përfitime të shumta për shëndetin. Ajo është fryti “shërues” i pasur me antioksidantë, gjithmonë vlerësuar si simbol i shëndetit.
Anti-inflamator
Shega është një burim i fuqishëm anti-inflamator për shkak të përmbajtjes së madhe të antioksidantëve. Shega mund të zvogëlojë inflamacionin në të gjithë trupin dhe parandalon stresin.
Sëmundjet e zemrës
Shega ndihmon shumë personat që vuajnë nga sëmundjet e zemrës. Mbron zemrën dhe arteriet. Studimet e fundit kanë treguar se lëngu i saj përmirëson qarkullimin e gjakut dhe ndihmon në parandalimin e kolesterolit në arterie.
Kujtesa
Pirja një gote e një lëng shege në përditshmëri përmirëson kujtesën.
Diabeti
Për një kohë të gjatë shega është përdorur si një ilaç për diabet në Lindjen e Mesme dhe në Indi. Edhe pse janë ende te panjohura lidhjet mes shegës dhe diabetit, besohet se ajo ndihmon për të ulur rezistencën e insulinës dhe sheqerit në gjak.
Tretja
Shega ndihmon në reduktimin e inflamacionit në zorrë dhe përmirëson tretjen. Lëngu i saj mund të jetë i dobishëm për njerëzit që vuajnë nga sëmundjet e zorrëve.
Komente
