Pamje nga lirimi i hapësirave publike

Politikë

Nga Shkodra në Vlorë, Rama publikon pamjet: Vijon lirimi i hapësirave publike

22 Shtator, 14:06| Përditesimi: 22 Shtator, 14:08

  • Share

Prej më shumë se 2 muajsh vijon lirimi i hapësirave publike në të gjithë vendin. Aksioni i nisur prej muajit korrik, synon që t’u rikthejë qytetarëve hapësirat publike të zaptuara padrejtësisht.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje në rrjetin social Facebook të aksionit që po vijon në të gjithë vendin.

Pamjet e fundit vijnë nga Shkodra dhe nga Vlora, ku strukturat vendore janë angazhuar për të liruar hapësirat publike.

“Ecim, që nga Shkodra gjer në Vlorë, e kudo tjetër ku duhen çliruar hapësirat publike”, shkruan Kryeministri Rama në Facebook.

 

V.GJ /ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria e re nis punën, besoni se do përmbushë pritshmëritë e qytetarëve?