Nga shtimi i klasave tek ashensori e fushat sportive, ja si do jetë shkolla e re 'Sami Frashëri' (VIDEO)

26 Qershor 2020, 21:48| Përditesimi: 26 Qershor 2020, 21:53

  • Share

E ndërtuar në vitet ‘60, gjimnazi “Sami Frashëri” në Tiranë është një nga shkollat e para që do të rindërtohet pas dëmeve të rënda që pësoi në kolonat mbajtëse nga tërmeti i 26 Nëntorit. Godina e re që do t’i japë fund edhe mësimit më 2 turne, do të jetë një shkollë me mjedise shumë herë më të mëdha e kushte të përshtatshme për një proces mësimor brenda të gjithë parametrave të një shkolle evropiane.

Ambientet e godinës së vjetër të shkollës përfshinin 38 klasa me kapacitet 38-39 nxënës secila dhe një numër total nxënësish prej 1452. Ndërkohë, projekti i propozuar parashikon një kapacitet prej 49 klasash me nga 30 nxënës secila dhe një klasë me 24 nxënës, duke arritur kështu në një numër total nxënësish prej 1494.

Gjithashtu, një vëmendje e veçantë i është kushtuar edhe laboratoreve që do të ndihmojnë nxënësit në përvetësimin e dijeve edhe në praktikë. 

Godina ka pasur 4 ambiente laboratorësh me sipërfaqe që variojnë nga 36 m2 deri në 80 m2. Projekti i ri parashikon ndërtimin e 7 laboratorëve me sipërfaqe që variojnë nga 40 m2 deri në 100 m2; përkatësisht për lëndët kimi, vizatim teknik, informatikë, gjuhë e huaj, biologji, art/pikturë dhe muzikë.

Gjithashtu, shkolla do të ketë më tepër se 4-fishim të sipërfaqes së hollit të ri në hyrje dhe po ashtu të bibliotekës që do të ketë kapacitet për 100 persona.

Në ndryshim nga godina e vjetër, projekti do të përfshijë një auditor të ri me sipërfaqe 140 m2 me një kapacitet prej 100 personash. Gjithashtu, godinës do t’i shtohet një depo dhe ambiente teknike me një sipërfaqe prej 500 m2.

Shkolla do të ketë edhe një dhomë të dedikuar për mjekun dhe një për  psikologun. 

Ndërkaq, është rritur numri i nyjeve sanitare në çdo kat. Si një nga shkollat model duke nxjerrë  për vite me radhë kampionë, falë këtij investimi “Sami Frashërit” priten që t'i rikthehet shkëlqimi edhe në sport. Në godinën e re do të ketë më tepër se 2-fishim të sipërfaqes së palestrës së brendshme. Në ndryshim nga palestra e vjetër prej 230 m2, plani i ri parashikon një palestër të re prej 471 m2, si dhe më tepër hapësirë në dhomat e zhveshjes dhe tualeteve të palestrës. Gjithashtu, fushat e jashtme sportive (basketboll/volejboll) do të kenë përmasa më të mëdha.

Për herë të parë, shkolla e re do të ofrojë mundësi dhe shanse të barabarta edhe për ata me aftësi të kufizuara. Godina e re do të përfshijë ashensor si dhe shkallë emergjence.

Komento

Komente

  • Qytetar: 27/06/2020 09:09

    Duhet shkolle me dritare dhe sa me shume drite dhe jo galeri per show. Duhen punime cilesore, dhe jo si te shkolla Kosova qe as nje vit shkolle dhe pllakat e jashtme qe jane veshur muret, kane filluar te zbardhen nga llaçi i pashuar, pra nga punimet skandaloze. Vjedhje pa limit taksave te popullit

    Përgjigju
  • Ggg: 27/06/2020 09:09

    Ore qe do ndertohet Samiu kjo dihet por na thuaj pak se ku do te ndertohet sepse fjalet jane qe do te ndertohen pallate ku ishte dhe shkolla do te ndertohet ne vend tjeter, thuhet qe do te ndertohet tek bulevardi i ri.....A thua te jete keshtu????

    Përgjigju
  • vjosa: 27/06/2020 00:33

    shkolle pa oborr....

    Përgjigju
  • Avdyli: 26/06/2020 23:49

    Sami frasheri sikurnu rikonatruktua. Asnue smban oergjegjesi? Mos ndikoi ed konstruksion qe ka bere pallatin prapa. Ed konstruktion ndertoi shkollennservete maci. Me sa duket e paska kap dhe samiun meqe kan be ate trekendeshin e shemtuar oas shkolles si kunj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?