Sociale

Rritja e çmimeve të fruta-perimeve, fermerët: Nuk nxjerrim as shpenzimet, tregtarët abuzojnë! Qytetarët: Janë shumë të shtrenjta

24 Qershor, 18:07| Përditesimi: 24 Qershor, 18:32

  • Share

Konsumatorët në pikat e shitjes me pakicë në kryeqytet përballen me çmime shumë të kripura të fruta-perimeve në këto ditë të nxehta vere.

Report Tv vëzhgoi situatën e çmimeve në tregjet e Tiranës, ku çmimet janë për një kilogram shalqi shkojnë 30–45 lekë, pjepri shitet 100–120 lekë/kg, ndërsa qepa dhe patatja nga 80 lekë/kg.

“Shumë shtrenjte për të rinjtë si dhe për pensionistët”, thotë një qytetarë.

“Nuk ka një standard të mënyrës së jetesës edhe çmimeve, tjetër çmim e marrin nga shumica me shtrenjtë na e sjellin neve', thotë qytetari.

Por këto çmime reflektojnë kontraste të mëdha mes çmimeve të prodhimit dhe atyre të shitjes për konsumatorët. Fermerët e Divjakës vazhdojnë të jenë furnizuesit kryesorë të tregut vendas për kulturat bujqësore sezonale si shalqini, pjepri, qepa dhe patatja.

Në tregun e shumicës së Divjakës, çmimet për këto produkte janë të qëndrueshme dhe reflektim i prodhimit të bollshëm stinor, me shalqinin që tregtohet me shumicë 20 - 22 lekë/kg, pjeprin 50–60 lekë/kg dhe qepën e pataten  50 lekë/kg me shumicë. Pra, një çmim i përgjysmuar krahasuar me atë që u shkon në tavolinë konsumatorit familjar, pothuajse i dyfishuar.

Fermerët shprehen të pakënaqur, pasi sipas tyre tregtarët abuzojnë. 

'Pjepri sot shitet me shumice me 50 lek per kg. Shalqini me 20 lek maksimumi. Vijnë tregtaret nga Tirane dhe rrethet dhe e blejne këtu. Vijnë me furgonat e maunet e tyre dhe marrin mallin. Nuk jemi te kënaqur me tregun fare, nuk nxjerrim leket qe kemi hedhur ne prodhim. Kur shkojmë ne Tirane na zë koka, se atje janë shume shtrenjte, ne çuditemi se si qarkullon ky çmim. Shteti na ka lenë përtokë fare. Vijnë veç për vota, te kapin ne qafe e te ledhatojnë, sa mbarojnë votimet ikin'.

Aktualisht, në territorin e Divjakës dhe Lushnjës ushtrojnë aktivitetin 27 pika grumbullimi, të cilat merren kryesisht me eksportin e këtyre kulturave. Ndërkohë, për perime të tjera si domatja, trangulli, speci dhe patëllxhani, prodhimi mbetet në tregun vendas dhe blihet drejtpërdrejt nga tregtarët pranë fermerëve.

Çmimet:
Shalqini cilësor: 30–45 lekë/kg
Pjepri: 100–120 lekë/kg
Qepa dhe patatja: 80 lekë/kg
Shalqini cilësor tregtohet me shumicë  20 - 22 lekë/kg
Pjepri tregtohet me shumicë 50–60 lekë/kg
Qepa dhe patatja me shumicë 50 lekë/kg

 

S.B/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • goni: 25/06/2025 01:11

    NUK KA SHTET,, ,,PRANDAJ TREGTARET PO I RRJEPIN NJEREZIT....SHTETI MENDON PER TE VJEDHUR PER VETE......

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se rinumërimi i pothuajse gjysmës së votave është farsë e kotë?