Rama me Melonin dhe Zelenskyn

FOTOT/ Nga takimi me Melonin te Zelensky, çfarë s'u pa nga vizita e Ramës në Budapest! Kryeministri: Vitin tjetër presim samitin e Komunitetit Politik Europian

8 Nëntor, 08:22| Përditesimi: 8 Nëntor, 08:40

  • Share

BUDAPEST- Kryeministri Edi Rama mori pjesë në samitin e Komunitetit Politik Europian, që këtë vit u mbajt në Hungari. Kreu i qeverisë ka ndarë një fotoalbum nga vizita në Budapest. Samiti mblodhi krerët e shteteve dhe qeverive nga 42 vende, ku nuk mungoi as presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Ky i fundit është parë teksa takohej me Ramën, e në një moment po bisedon me çaj në dorë me kreun e qeverisë. Rama u takua gjithatu me Melonin, Macron e liderë të tjerë botërorë. Sigurisht nuk mungoi as pritja nga kryeministri i Gungarisë, Viktor Orban, i cili ishte pritësi i këtij samiti.

Krahas fotove, Rama kujton edhe njëherë se Shqipëria do të organizojë vitin tjetër samitin e Komunitetit Politik Europian.

“MIRËMËNGJES dhe me FotoALBUMIN e një tjetër dite domethënëse të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, ku vendi ynë mori stafetën e mikpritësit të Komunitetit Politik Europian në gjysmën e parë të 2025, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Udhëheqësit diskutuan sfidat e sigurisë së Evropës, çështjen e emigracionit të paligjshëm dhe çështje që lidhen me sigurinë ekonomike, si edhe energjinë e transportin, Marrëdhëniet BE-SHBA ishin gjithashtu një temë diskutimi midis liderëve, pas zgjedhjes së Donald Trump si president.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?