Aftësitë rimëkëmbëse të trupit zbehen ndjeshëm pas të dyzetave. Në këtë grupmoshë, njeriu është më i rrezikuar nga kolesteroli i lartë, sëmundjet e zemrës, artriti apo diabeti.
Po çfarë duhet të bëjmë për të shmagur këto rreziqe?
Më poshtë kemi listuar ushqimet që nuk duhet shmangur pas këtij pragu të rëndësishëm të moshës së njeriut.
Mishrat e përpunuar
Studimet thonë se ngrënia e mbi 200-300 gr mishra të përpunuar në ditë rrit rrezikun e suemundjeve të parakohshme nga sëmundjet e zemrës.
Alkooli
Konsumi i lartë i alkoolit shkakton përthithjen e vitaminës A nga trupi. Kjo vitaminë është thelbësore për rigjenerimin e qelizave.
Pijet e gazuara
Këto pije janë të pasura me kafeinë, sheqerna, fruktozë dhe ëmbëlsues artificialë. Këto të fundit shkaktojnë dhimbje koke, marramendje, probleme me tretjen, gjumin, humorin dhe kujtesën.
Të skuqurat
Ushqimet e skuqura rrisin rrezikun e diabetit dhe sëmundjeve të zemrës. Ekspertët thonë se mënyrat e duhura të gatimit janë: me avull, zierja, pjekja.
Drithërat jo të plota
Buka e bardhë, makaronat dhe produkte të tjera të përgatitura nga mielli i bardhë rrisin inflamacionin në organizëm. Ky i fundit përbën zanafillën e shumë sëmundjeve si ato kardiovaskulare apo diabeti i tipit 2.
Ëmbëlsirat e gatshme
Këto ëmbëlsira industriale rrisin rrezikun e sëmundjeve të zemrës por kanë përmbajtje të larta substancash që shkaktojnë sëmundje të mushkërive.
Komente
