Nga vrasja e vëllezërve Çaça tek Sadikaj dhe Edmond Papa! Kush është Adriatik Kalemi, atentatet ndaj tij dhe familjes

21 Korrik, 18:13| Përditesimi: 21 Korrik, 18:24

  • Share

Deri 20 vite më parë Adriatik Kalemin, apo Andrea Kalemin, të cilit Ivranë babain Shyqyriun,  orët e para të ditës, të gjithë e njihnin Tik Kalemi. Një I ri I shkathët, por që vit pas viti kishte bërë emër në zonë duke u ekspozuar I ashpër.

Kalemi, ka një dosje të mbushur në policinë shqiptare, që daton në vitin 13 prill 2001, kur  bashkëpunim me vëllain e tij, Fatmirin, vrau në Belgjikë, vëllezërit shqiptarë Mevlan dhe Adriatik Çaça. Ai u arrestua në një operacion ku morën pjesë edhe forcat RENEA, pasi ishte shpallur në kërkim për vrasje nga autoritetet belge.  

Kalemi rezulton dhe bashkëpronar i kompanisë “Shiza Kalemi” sh.p.k në Memaliaj për tregtim me pakicë dhe shumicë të produkteve, restorant, pika servisi, parkime, lavazhe, hotele, e më gjerë. Pas 16 vitesh, në 2017-ën ai u arrestua sërish. Bashkë me të tjerë, duke qenë të dehur, kundërshtuan punonjësin e policisë. Një person i katër që ishte me ta goditi me shufër hekuri në kokë policin. 

5 vite më vonë, 11 qershor 2022 atij i ekzekutuan nipin e tij, Aleksandër Sadikajn 27 vjec. Atentati ndodhi pranë rrethrrotullimit të TEG-ut, ndërsa për vrasjen e Sadikaj u përdor shpërthimi me eksploziv në distancë, një prej ngjarjeve më të rënda për nga mënyra e ekzekutimit në Shqipëri.

Disa muaj më vonë, 16 dhjetor 2022, në Tiranë u ekzekutua biznesmeni Edmond Papa. Vrasje në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e Sadikajt. Për vrasjen e Papës dyshohet se morën pjesë dy shokët e Andrea Kalemit. Albano Velo u arrestua, Andrea Bode është shpallur në kërkim. Kalemi ka pasur dyshime të forta se vrasja e të riut Sadikaj u organizua në Sarandë, në hotelin e Edmond Papës.

Në Janar të këtij viti, një tjetër ngjarje e rëndë synonte eleminimin e një tjetër anëtari të familjes Kalemi; vëllanë e andreas  Zamirin, i cili i shpëtoi një atentati kur po udhëtonte me smart në zonës së Selitës në Tiranë. Zamir Kalemi mbeti i plagosur por fatmirësisht pa pasoja fatale për jetën.  

Vetë Andrea, në gusht të 2023 Andrea u tentua të vritej në ishullin Pax të Greqisë, por 51 vjeçari mbeti i plagosur. Në dhjetor të këtij viti u plagos me thikë në një burgun grek, “Koridhalos”  dhe  sipas mediave grekte kishte qenë një 28-vjeçar egjiptian.
 

G.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?