Kronikë

Nga zyra e bashkisë tek familjarët, konflikti në Kukës për një vend pune! Vëllai i drejtorit tregon pse plagosi kushëririn e Kryebashkiakut

20 Shkurt, 16:29| Përditesimi: 20 Shkurt, 16:32

  • Share

Sebastian Muçmata, vëllai i drejtorit të Shërbimeve në Bashkinë e Kukësit, Zenel Muçmata ka plagosur me armë zjarri Elvis Halilajn, i cili është kushëri i kryetarit të Bashkisë së Kukësit, Albert Halilaj. Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë, tek agjencia e Bicajve, ndërsa sot autori 25-vjeçar u vetëdorëzua në polici ku ka dorëzuar armën e krimit dhe ka dhënë versionin e tij mbi ngjarjen. Sebastian Muçmata ka deklaruar para grupit hetimor se shkak i konfliktit është bërë largimi nga puna i Elvis Halilajt. Ky i fundit pretendonte se e ka shkarkuar padrejtesisht drejtori i Shërbimeve Publike në Bashki.

Akuza: I pandehuri Sebastian Muçmata akuzohet për veprën penale të vrasjes me dashje në bashkëpunim e mbetur në tentativë dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake parashikuar nga nenet 76, 22, 278 dhe 25 të Kodit Penal. Çfarë keni për të thënë për këtë akuza dhe për këtë ngjarje?

Përgjigja e Sebastian Muçmata: Me faktin dhe akuzën u njoha dhe për sa më pyesni dhe më akuzoni kam për të shtuar se nuk kam shkuar për të vrarë njeri, por në momentin që kam shkuar, aty Qerimi (vëllai i të plagosurit) i ka drejtuar armën babait tim Izetit (Muçmata), në këto momente kam shkuar menjëherë te makina dhe kam marrë një armë tip pistoletë që e kisha në bagazh dhe kam qëlluar në drejtim të rrugës ku ishin dy vëllezërit Qerimi dhe Elvisi Halilaj, po të kisha qëllim për t’i vrarë unë e kisha atë mundësi, por nuk kam pasur qëllim vrasjen e asnjë personi. Unë, kur kam mësuar se pikërisht shtetasit Qerim e Elvis Halilaj kishin rrahur sot te agjencia e Bicajve vëllanë tim Zenelin, i cili ka ngelur pa ndjenja i shtrirë në tokë.

Një ditë më parë, Elvis Halilaj, kushëriri i kryebashkiakut ka rrahur drejtorin dhe të atin, Qerim Muçmata. 25-vjecari tregon se ka ndërhyrë për të mbrojtur familjaret  e tij dhe nuk kishte për qëllim ta vriste të afërmin e kryebashkiakut.

Sakaq, i plagosuri ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën, pasi mori një plumb pistolete në fundshpinë.  

 


Lajmi kryesor:

Kukës/ Vëllai i drejtorit të Shërbimeve Publike plagos me armë kushëririn e kryebashkiakut! Dorëzohet pas disa orësh! Konflikti për vendin e punës në bashki


R.D/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Mandarina me pesticide, sa të sigurta janë produktet që konsumojmë?