Kuvendi i Kosovës

Kosova & Rajoni

Vijon ngërçi politik në Kosovë/ Seanca konstituive për Kuvendin rinis me dy dështime! Rrëzohen kandidaturat për kryetare të Haxhiut dhe Gërvallës

20 Gusht, 07:34| Përditesimi: 20 Gusht, 12:12

  • Share

Kosova nuk ka arritur ende të dalë nga ngërçi politik në të cilin është futur prej 15 prillit. Pas publikimit të Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, Kuvendi i Kosovës u mblodh sot për rë rinisur seancat konstituive, por takimi përfundoi me dy dështime të reja.

Fillimisht, Lëvizja Vetëvendosje propozoi si kryetare Kuvendi sërish  Albulena Haxhiun dhe më pas Donika Gërvallën. Por asnjëra prej tyre nuk arriti të marrë 61 votat e nevojshme për tu zgjedhur kryetare Kuvendi. Secila mori nga 57 vota pro, 56 kundër e nga 3 abstenime. Pas dështimit, seanca e radhës është shtyrë për më datë 22 gusht.

Menjëherë erdhën edhe reagimet nga partitë opozitare. Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, tha se partia e tij vazhdon me qëndrimin se voton vetëm një kandidat nga LVV-ja për kryeparlamentar që nuk ka qenë pjesë e Qeverisë së Albin Kurtit.

“Nëse duan zgjidhje, sot mund ta përfundonin këtë punë”, tha ai, duke shtuar se nuk ka votë për Albulena Haxhiun dhe për dikë që ka qenë ministër.

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami tha LVV nuk është e interesuar për konstituimin dhe se e dinte që as kandidatura e Gërvallës nuk do i merrte votat e nevojshme.

“LVV-ja sot propozoi dy kandidate për të cilat dihej paraprakisht se nuk i kanë votat”, tha Bajrami.

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, e akuzoi LVV-në se me qëllim sot propozoi kandidate që nuk e kanë mbështetjen e partive që mandatin e kaluar ishin në opozitë. Ajo tha se partitë që ishin në opozitë kanë ofruar alternativa për daljen nga ngërçi politik, por LVV-ja nuk i ka pranuar këto opsione.

“Do të shihni, edhe në seancat në vijim do të propozohen figura të tilla që nuk kanë përkrahje”, tha ajo.

Vazhdimi i seancës konstituive u mbajt pasi Gjykata Kushtetuese urdhëroi deputetët që brenda 30-ditësh, duke nisur nga 18 gushti, të themelojnë organin ligjvënës. Votimi për kryeparlamentarin u bë në mënyrë të hapur dhe, sipas vendimit një kandidat mund të hidhet në votim vetëm deri tri herë.

Seanca konstituive për konstituimin e përbërjes së re parlamentare të dalë nga zgjedhjet e shkurtit nisi më 15 prill. Por, për shkak se asnjëra parti nuk ka arritur ta bëjë e vetme shumicën dhe nuk u arrit një marrëveshje politike, çështja ngeci te zgjedhja e kryetarit të Kuvendit.

Ora 12:10
Dështon seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës/ Murati: Ofruam kandidat tjetër, PDK, LDK e AAK kanë për qëllim bllokimin

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, drejtoi akuza ndaj PDK-së, LDK-së, AAK-së dhe partive të tjera për bashkim në bllokimin e konstituimit të Kuvendit.

Ai tha se këto parti janë bërë bashkë për të penguar formimin e institucioneve dhe si dëshmi për këtë, sipas tij, është mosvotimi i Donika Gërvallës për kryetare të Kuvendit.

“Ne kemi besuar se nëse bëjmë hapin e parë të kompromisit, sot do të ketë reflektim nga opozita”, u shpreh Murati.

“Ne ofruam dikë tjetër dhe u dëshmua që ata funksionojnë bashkë me Listën Serbe”, shtoi ai.

Murati, i cili kritikoi edhe Gjykatën Kushtetuese, tha se opozita është e interesuar të bllokojë procesin, pavarësisht emrit të kandidatit.

“Ata janë të interesuar të bllokojnë, pavarësisht emrit”, tha Murati.

Ora 11:51
Dështon seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës/ Kadrijaj: LVV qëllimsht po propozon figura që nuk votohen

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje me propozimin e Donika Gërvallës, pas Albulena Haxhiut, qëllimshëm po “propozon figura që nuk votohen”.

Në seancën e parë konstituive pas Aktgjykimit të Kushteuteses, sipas Kadrijajt, gjithçka do të duhej të niste me kërkim falje për shkelje të Kushtetutës. Ajo ka thënë se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese ka konstatuar që LVV-ja po vepron jashtëligjshëm.

“Kushtetuesja e konstatoi atë që e kemi thënë në vazhdimësi. Ata e kanë ditë që Haxhiu nuk ka votë, sërish e propozuan. Ne i kemi ofruar alternativat që nuk i kanë pranuar dhe qëllimshëm po propozojnë kandidatë që nuk e marrin shumicën e votave”, ka thënë ajo.

Ora 11:47
Kosovë/ Bajrami: LVV-ja e ka ditur që as Gërvalla nuk i merr votat e nevojshme për kryetare Kuvendi, s’janë të interesuar për konstituim

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje nuk ka interes për ta konstituuar Kuvendin.

Pas dështimit të Albulena Haxhiut për t’i marrë votat për kryeparlamentare, të mërkurën VV-ja propozoi edhe emrin e Donika Gërvallës. Edhe ajo dështoi. E sipas Bajramit, VV-ja e ka ditur që të dyja kandidatet nuk do të merrnin votën e deputetëve.

“Është fatkeqësi që ne sot nuk kemi institucione. Zyrat e Qeverisë janë të uzurpuara nga njerëz që ju ka kaluar mandati. Ne i bëjmë thirrje Prokurorisë Speciale të merret seriozisht me 17 kallëzime penale që ne i kemi dorëzuar”, ka thënë ajo.

Ora 11:44
Dështon sërish seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës/ Krasniqi: Ne votojmë vetëm një kandidat të LVV-së që s’ka qenë pjesë e Qeverisë

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, tha se partia e tij vazhdon me qëndrimin se voton një kandidat nga LVV-ja për kryeparlamentar që nuk ka qenë pjesë e Qeverisë së Albin Kurtit.

Pas seancës, ai tha se sot Kuvendi u rikthye në pikën “që u largua në mënyrë arbitrate” nga LVV-ja, duke iu referuar ndryshimit të mënyrës së votimit nga kryesuesi i seancës.

“Nëse duan zgjidhje, sot mund ta përfundonin këtë punë”, tha ai, duke shtuar se nuk ka votë për Albulena Haxhiun dhe për dikë që ka qenë ministër.

Albulena Haxhiu dhe Donika Gërvalla - që sot nuk morën vota për kryeparlamentare - janë ministre në Qeverinë në detyrë të Kosovës.

Xh.D/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • viqi: 20/08/2025 12:18

    nehandertala kosovet me kravat nanemoder

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se takimet e Trump me Putin e Zelenskyn do sjellin paqen në Ukrainë?