Fëmijët marrin gjithmonë tipare të pamjes dhe elemente karakteriale nga prindërit, por ndonjëherë këto ngjashmëri janë më të theksuara. Këto janë disa raste të veçanta ku fëmijët dhe prindërit ngjajnë si 2 pika ujë.
Më poshtë do të shohim disa prej figurave të njohura në hollywood që ngjajnë me fëmijët ose me prindërit e tyre si të ishin binjakë.
Të parët në listë janë modelja Chrissy Teigen dhe vajza e saj 5-vjeçare, Luna. Vogëlushja sa më shumë kalon koha aq më shumë i ngjan mamit të saj me të cilën kalon edhe shumë kohë gjatë ditës.
Chris ka edhe një djalë, Miles, i cili ka një ngjashmëri të përsosur me të atin, këngëtarin, John Legend.
Duket se familja Legend është ndarë në kampe, Luna me mamin dhe Miles me babin.
Me sy bojëqielli dhe një model flokësh, kuzhinieri i njohur Gordon Ramsay dha djali i tij, Jack janë si dy pika ujë.
Në emisionin e gatimit të cilin moderon, Gordon është një bishë e vërtet, por duket se me familjen shfaq vetëm anën e tij të butë.
Përveç gjakut mbretëror të trashëguar, George, ka marrë nga babai i tij, princ William edhe pamjen. Babë e bir kanë edhe një stil në veshjet e tyre gjë qe vërehet në daljet e tyre së bashku.
Aktori i njohur, Will Smith ka një ngjashmëri shumë të madhe me djalin e tij, Jaden, i cili ka ndjekur hapat e të atit që në moshë të vogël.
Duket se ata argëtohen shumë në shoqërinë e njeri-tjetrit dhe nuk humbin mundësinë ta tregojnë.
Futbollisti David Beckham dhe babai i 4 fëmijëve, ka një ngjashmëri të madhe me tre djemtë e tij, me të cilët ka një marrëdhënie shumë të ngrohtë.
E vërteta është se David ka ngjashmëri me djemtë, por siç ka thënë edhe vetë, pika e tij e dobët është Harper, vajza e tij.
Mishërimi i bukurisë mesdhetare, Monica Belluci, ka një ngjashmëri të përsosur me vajzën e saj, Dave. Ato janë po aq të bukura dhe sharmante.
E reja është bërë tashmë pjesë e modelingut, duke ecur kështu në hapat e nënës së saj.
E besoni dot që Kris Jenner është 65 vjeç? Pavarësisht moshës, ajo është e freskët dhe ka një ngjashmëri të madhe me të gjitha vajzat e saj, veçanërisht me Kendall, me të cilën ka edhe një marrëdhënie të shkëlqyer.
Këto ishin disa prej vipave në Hollywood që ngjajnë si dy pika ujë me fëmijët e tyre.