Dy vëllezërit që u gjetën të vrarë sot në fshatin Zvirinë në Maliq mund të jenë ekzekutuar diku tjetër dhe janë transportuar për tu hedhur në një kanal vaditës aty.
Ndërkohë që mësohet gjithashtu nga burime për Report Tv se herën e fundit vëllezërit janë parë në Pogradec.
Një nga pistat që policia është përqendruar në hetimet për zbardhjen e ngjarjes është trafiku i lëndëve narkotike.
Lajmi kryesor:
(EMRAT)/ Gjenden në një kanal, të vrarë me armë zjarri dy vëllezër 31 dhe 33 vjeç në Maliq! Të zhdukur prej 3 ditësh! Shoqërohen disa persona, pista ku po heton policia /VIDEO
K.T.//ReportTv.al