Politikë

Rama: Meta e Saliu nxisin përplasje për fushatën, duan ndasi! Luajnë me trurin e njerëzve me historinë e patronazhistëve, por ne s'ndjekim qytetarët, por Ilirin

20 Prill 2021, 11:43| Përditesimi: 20 Prill 2021, 16:20

  • Share

Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me banorët e njësisë nr.5 në Tiranë  foli për plagosjen e sekretarit të PD në Kavajë e ndodhur ditën e djeshme duke thënë se atij dhe PS iu drejtuar gishti padrejtësisht nga opozita për ngjarjen se kishte qëllime politike me akuzat nga më ekstremet.

Rama tha se plagosja në Kavajë nuk ka lidhje me politikën dhe se vetë autori tha se është militant i PD. Ai tha se Meta kërkon të ndezë tensione në fushatë me gjuhën e urrejtjes, ndërsa Basha i shkon pas Saliut duke krijuar ndasi mes popullit.

"Ngjarja e Kavajës, nuk kisha pikë dyshimi se cilado të ishte e vërtetat, ata të cilët flasin për ndryshimin dhe kërkojnë votën do të rendnin atje për të bërë atë që kanë bërë gjithmonë, për të drejtuar akuzën më ekstreme ndaj meje dhe ndaj nesh pa pritur as edhe 1 orë që ngjarja të kuptohej se çfarë ishte. Unë pa pritur as edhe një minutë, thash atë që duhet të thoshtë çdo person që ka seriozisht shtetin, drejtësinë dhe të vërtetën që ngjarja është e patolerueshme, autori duhet të çohet para drejtësisë dhe Lulzim Basha nuk duhet ta politizojë ngjarjen dhe Ilir Meta duhet të ndali fushatën e tij idiotekse. Basha ende nuk kishte folur dhe tha pikërisht atë që unë mendoja se do thoshte dhe jo atë që unë dëshiroja nga një kryeministër që pretendon të sjellë ndryshimin. Sot e vërteta është zbardhur, jo vetëm që nuk ka lidhje me PS por është militant i PD dhe ngjarja nuk kishte asnjë lidhje me politikën", tha Rama.

Lidhur me debatin për databasin e patronazhistët ai tha se kjo po përdoret nga Meta e Berisha për destabilizim duke i bërë shpëlarje truri njerëzve, teksa i bëri thirrje presidentit të qetësohet. Madje Rama nuk ka kursyer as ironit të kreun e shtetit duke thënë se PS nuk është në ndjekje të njerëzve, por ndaj tij dhe se ai e di shumë mirë se çfarë mendon në çdo moment të ditës.  

"Prandaj  them të gjithë se kjo histori me patronazhistët është bërë nga Ilir Meta së bashku me syrin dhe me veshin dhe se bashku me Saliun e me Lulin në vazhdën e skenarëve destabilizues siç ishte Saliu e Meta pas marrjes peng të aeroport të Tiranës. Ai që tenton të marrë peng mendjen e njerëzve dhe shikoni se tani po ju ndjekim. Po ne nuk ndjekim njerëzit, ne ndjekim Ilir Metën në çdo hap të mendjes së tij, e di si ja njoh mendjen Ilir Metës. Po të doni jua them tani se ça po mendon ai tani. Unë e di dhe ça do mendojë Meta nesër ne po të njëjtën orë o Ilir dëgjo vajzën dhe shko në shtëpi, shko në shtëpi, je president akoma, nuk bën vaki, nuk i ka bërë kurrë vaki kjo çmendi. Dëgjo vajzën që të tha "babi mos pi eja në shtëpi"", tha Rama.

Ora 13:02
Rama: Ligj për mbrojtjen e fëmijëve që kanë humbur prindërit në detyrë dhe shërbim të vendit

Kryeministri Edi Rama tha se sapo të krijohet shumica e re pas zgjedhjeve të 25 prillit do të kalojë ligjin për fëmijë e Republikës që kanë humbur prindërit në krye të detyrës apo gjatë një shërbimi të madh që i kanë bërë të tjerëve. Rama tha se shteti do të vendoset në rolin e një prindi që nuk do i harrojnë këto fëmijë pas ceremonisë së funeralit, por do kujdeset për shkollimin dhe edukimin e tyre deri sa të dalin në jetë.

"Ligji i parë që dl të kalojë shumica pas 25 prillit, i cili do të jetë ligji i fëmijëve të Republikës, të gjithë ata që kanë humbur prindin për shkak të detyrës apo të një shërbimi të madh ndaj të tjerëve. Ne kemi bërë sa kemi mundur për fëmijët e policëve të vrarë në krye të detyrës, të ushtarakëve, por është koha që këtyre fëmijëve t'i japim një status të veçantë çdo shumicë qeverisëse ta ngarkojmë me barrën e prindit për këto fëmijë, për të cilët duhet të kujdesemi nga momenti i parë deri në momentin kur dalin në jetë për t'u dhënë të gjitha mundësitë të edukimit, shkollimit dhe një jete ku ata të jenë krenar për prindin e tyre. Jo thjeshtë për gjestin, por të jenë krenar se prindi i tyre humbi jetën për një republikë që ja vlen për sakrificën e kujtdo. Një shoqëri e cila nuk harron të nesërmen e ceremonisë funerale dhe lerë pastaj të kujtohet për të dhënë dekorata pas vdekjes që si duhen as dreqit", tha Rama.

Ora 12:08
Rama: Vota e çuar për Lulin si të gjuash me armë ajër, për Krymadhin të gjuash në këmbë, PS çan rrugën e të ardhmes! Lali Erin nuk e ndërroj me asnjë

Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi elektoral në njësinë 5 në Tiranë tha se vota e çuar te Basha është të gjuash në ajër, vota e çuar te Kryemadhi është të gjuash në këmbë kurse vota për PS është vota për të ecur drejt së ardhmes.

“Vota është një armë vlera e të cilës është te ai që e mban. Mund të kesh një armë të gjuash në ajër mund gjuash në shenjë. Vota e çuar te luli është të gjuash në ajër, te Monika është të gjuash në këmbë. Vota e çuar te 12 është vota që çan rrugën e të ardhmes është arma që hap rrugën e të ardhmes dhe po iu them të gjithëve duhet karakter të gjuash te 12. Kush do të provojë karakterin të gjuajë te 12. Kush gjuan te 6 dhe 9 thjesht ka pranuar dobësinë e karakterit. Ka pranuar se pret që gjërat ti vijnë, pret që maja të zbresë. Mos guxoni të kënaqeni kjo është të gjuahs te 12. Të gjuahs te 9 është hall i madh. Të gjuash në ajër por nuk është e thënë se do iki por mund të të bjerë rikoshet e të të kapë ndonjë qafë e të ta ulë kokën poshtë. Se thoni ne e bëmë tonën na sillni ato lekë se leku i madh ka dalë rrugëve. Leku do shkojë brenda atyre makinave të karvanit se ato makinat patronazhistët i ndjekin. I ndjekin dhe këtu iliri ka të drjetë. Ilir patronazistët e dinë kush është autokolona e lulit me xhama të zi. Ata e dinë se të kujt janë ata makina të shtrenjta që xhirojnë goma. Aty brenda është karvani i Shqipërisë së vjetër”, tha Rama.

Nga Njësia 5 në kryeqytet, Kryeministri Edi Rama deklaroi se kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, nuk e ndërron me asnjë. Duke e vlerësuar për punët në Tiranë, Rama theksoi se PD nuk ka asnjë alternativë. 

“E ndërroj unë Lali Erin me njeri tjetër? Me kë ta ndërroj, me Aldo Bumçin? Megjithëse, Aldo është më i mirë se Luli, me thënë të drejtën. Pra, ta kanalizojmë pakënaqësinë për të prodhuar një energji të madhe që nesër të jemi më të kënaqur”, theksoi Rama.

Ora 11:56
Rama-Metës: Ilir dëgjo vajzën, mos pi e shko në shtëpi

Kryeministri Edi Rama tha se terrori që kanë krijuar mes njerëzve me historinë e patronazhistëve është shkaktuar nga Ilir Meta, Sali Berisha dhe Lulzim Basha vetëm për qëllime elektorale. Rama nuk ka kursyer ironitë me Ilir Metën duke  thënë se PS nuk është në ndjekje të njerëzve, por ndaj tij dhe se ai e di shumë mirë se çfarë mendon në çdo moment të ditës.   

"Prandaj  them të gjithë se kjo histori me patronazhistët është bërë nga Ilir Meta së bashku me syrin dhe me veshin dhe se bashku me Saliun e me Lulin në vazhdën e skenarëve destabilizues siç ishte Saliu e Meta pas marrjes peng të aeroport të Tiranës. Ai që tenton të marrë peng mendjen e njerëzve dhe shikoni se tani po ju ndjekim. Po ne nuk ndjekim njerëzit, ne ndjekim Ilir Metën në çdo hap të mendjes së tij, e di si ja njoh mendjen Ilir Metës. Po të doni jua them tani se ça po mendon ai tani. Unë e di dhe ça do mendojë Meta nesër ne po të njëjtën orë o Ilir dëgjo vajzën dhe shko në shtëpi, shko në shtëpi, je president akoma, nuk bën vaki, nuk i ka bërë kurrë vaki kjo çmendi. Dëgjo vajzën që të tha "babi mos pi eja në shtëpi"", tha Rama.

Ora 11:54
‘Do tronditeshin dhe kontrollorët’, Rama-Metës pas SMS-ve të Gonxhes me biznesmenin: Harrove të publikosh videon, ku del vëllai i Monikës

Kryeministri Edi Rama i përgjigjet Presidentit Ilir Meta, pas takimit të këtij të fundit të zhvilluar pasditen e djeshme me biznesmenë, ku njëri prej tyre, Erion Mane, publikoi disa mesazhe, ku akuzonte Blendi Gonxhen se i kishte thënë që do ta ndihmonte, por i kishte bërë bllok.

“E patë dje, nxori atje një dordolec, e nxori si viktimë të survejimit dhe tregoi medemek faktet, po cilat ishin faktet. Faktet ishin ato që mua më bëjnë krenar, që ne kemi drejtues si Blendi Gonxhja, të cilët iu thonë atyre që kanë hall ‘nuk ke nevojë, se unë jam këtu për ty’, ju ofrojnë mbështetje. Ju e patë të gjithë komunikimin, ai është komunikimi që kam kërkuar dhe që e kërkoj përditë në të gjitha institucionet. Ah sikur të ishin të gjithë ashtu, as sikur gjithë përgjegjësit e zyrave të ishin ashtu. Ajo që Ilir Meta nuk tregoi në atë komunikim ishte video që Blendi Gonxhe i kishte dërguar viktimës, ku del se vëllai i Monikës paskej pasur një vend pëllumbash, ku cdo ditë i binin në duar vezë floriri, me paga që edhe vetë kontrollorët do i kishin tronditur”.
 

Ora 11:50
Rama: Gjuha e Lulit s’ka urrejtje, Ilir Meta fut fitila çdo ditë! Do të nxisë përplasje për fushatë për destabilizim, ai e di që PS fiton më 25 prill

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për incidentin që ndodhi ditën e djeshme në Kavajë, ku mbeti i plagosur një nga aktivistët e PD, Bledar Okshtuni.

Sipas tij është presidenti Ilir Meta ai që vë fitila ngado për të destabilizuar fushatën. Këtë Rama thotë se bën sepse sipas tij Meta e di se çfarë do ndodhë më 25 prill.

“Imagjinoni sikur ta hiqnin personazhin e Ilir Metës në këtë fushatë do isht ekrejt e qetë. Është kjo qetësi që e tërbon ilir metën. Vazhdimësi e pa konflikte, të them të drejtën edhe pa gjuhën e urrejtjes sepse lulezimin e kanë kurdisur ndryshe këtë herë i kanë kërkuar të bëjë dhëndrrin e qeshur dhe gjuha e tij nuk ka urrjejte.

Është ilir meta që çdo ditë vë fitila ngado dhe po përdor gjithçka për ta destabilizuar fushatën që të destabilizojë shqipërinë sepse meta e di shumë mirë se çfarë do të ndodhë më 25 prill. Sepse e di se votat në kuti për ps do të pikojnë në kuti siç pikon ky shiu sot.”, tha Rama.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?