Fatmir Ozuni, drejtor i Veterinarisë në Korçë në një intervistë për Report Tv tha se në datën 20 mars është konstatuar rasti i parë i gripit të shpendëve tek pelikani kaçurrel. Ozuni tha se kemi futur shpendët e oborrit në karantinë, ndërsa shtoi se janë marrë masat e nevojshme duke theksuar se nuk ka asnjë vatër tjetër të re të sëmundjes.
‘Shërbimi Veterinar, në bazë të ligjit të shërbimit veterinar është në aktivitet të plotë dhe monitorim të gjithë situatës në datë 18 është konstatuar në ujërat liqenore e Prespës së Madhe dhe Prespës së Vogël një pelikan kaçurrel, në bashkëpunim me shërbimin veterinar e kanë marrë këtë kampion dhe në datën 20 rezulton se ky pelikan ishte prekur nga sëmundja e influencës aviare. Shërbimi veterinar i Korçës ka marrë masa të menjëhershme për zonat përreth duke e konsideruar si një zonë risku dhe po bëjmë kampionimet. Kemi futur shpendët e oborrit në karantinë dhe po mbikqyrim institucionet. Nuk kemi vatra të reja të shfaqura. Jemi në kontakte dhe monitorim të përditshëm. Nuk është konstatuar asnjë rast tjetër i pelikanëve të ngordhur. Është vetëm një pelikan që ka ngordhur.’- tha Ozuni.
Iljon Thanasi, drejtor i Administratës së zonave të Mbrojtura tha se situata po monitorohet, ndërsa po punohet për të identifikuar nëse ka shpendë të tjerë të prekur.
‘Deri tani kanë ngordhur 3 pelikanë kaçurrelë. Në momenti që ky virus u shfaq, pelikani ndodhej në token greke. Po monitorojmë, identifikojmë nëse ka shpendë të tjerë të prekur.’- u shpreh Thanasi.
Lajmi kryesor:
4 ditë më parë u gjenden 4 pelikanë të ngordhur, konfirmohet gripi i shpendëve në ujërat e Liqenit të Prespës! Drejtori i Veterinarisë: S'kemi asnjë vatër të re të sëmundjes
M.Q./ReportTv.al