Shqiponja e varur në gardh

Ngordhja e shqiponjës që u kryqëzua në gardh, 35-vjeçari që e masakroi gjuante rregullisht për shpendë dhe kafshë! Në polici ‘gojëkyçur’ për ngjarjen

10 Tetor 2023, 12:44| Përditesimi: 10 Tetor 2023, 12:53

  • Share

Napolon Harizi është 35-vjeçari i arrestuar një ditë më parë nga Policia e Përmetit, teksa akuzohet për vrasjen e shpendëve dhe të kafshëve të tjera.

Sipas informacioneve nga terreni bëhet e ditur se Harizi është nga fshati Bual i Përmetit dhe i papunë.

Kohën e lire e kalon me gjah duke gjuajtur shpendë, derra të egër dhe çfarëdolloj kafshësh të tjera.

Përmes tyre ai siguron të ardhura për veten e tij dhe për familjen.

Harizi para oficereve të Policisë Gjyqësore ka deklaruar se do të flasë në një moment të dytë për ngjarjen duke mos dhënë shpjegime.

Pritet që sot në prani të avokatit të japë shpjegime të tjera për ngjarjen.

Shqiponja e llojit ‘Huta’ e kapur dhe varur në një gardh kishte 3 thyerje në krahun e djathtë dhe thyerje të këmbës së djathtë dhe nuk mbijetoi dot.

M.T/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 11/10/2023 02:47

    I papune ne fshat?! Cfare donte ky te ishte punonjes zyre?! Fshati i ka punet dhe nuk ke nevoje te gjesh as mik,as te jesh ne parti.Ka fusha per te mbjelle,pemetari e produkte te tyre per te mbledhur,shitur,o perpunuar,ka blektori e bletari,ka dhe kanabis per tipa qe duan te pasurohen shpejt e pa u lodhur shume,bile dhe agroturizem per ata me te zotet,por ky do te jete nga ata qe dredhin zinxhirin nga mengjesi deri ne mesdite e pastaj deri ne mesnate i gjen te klubi i fshatit mes avujve te rakise,tymit te cigares e tingujve te tallavase.Turp qe e quan veten permetar.Permetaret jane punetore e te urte.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?