Në qarkun e Kukësit, situata meteorologjike paraqitet e stabilizuar pasi reshjet e dëborës kanë pushuar, megjithatë temperaturat e vijojnë të jenë të ulëta në të gjithë territorin.
Me angazhimin maksimal të kontraktorëve për pastrimin dhe kriposjen e rrugëve, ato nacionalet janë të kalueshme pjesërisht por me domosdoshmërinë e zinxhirëve.
Ndërkohë, rrugët rurale në administrim të bashkive janë të qarkullueshme me zinxhirë përveç rrugëve të njësisë administrative Kalis, Grykë Çajë, fshatrat që lidhin me njësinë administrative Bushtricë, fshatrat Tejdrine e Ujmisht njësinë administrative Ujmisht dhe disa zona të tjera, megjithatë autoritetet përkatëse po vazhdojnë punën për zhbllokimin e tyre.
Në pjesën më të madhe të qarkut të Kuksit furnizimi me energji është normal duke përjashtuar disa zona si Nj.Ad Shishtavec, Topojan Bashkia Kukës, fshati Leniq Nj.Ad Bytyç,Valbonë Nj.Ad Margegaj dhe Nj.Ad Lekbibaj Bashkia Tropojë dhe fshatrat Kishaj, si edhe disa të tjera.
“Situata e motit është e shoqëruar me erë, si dhe temperatura të ulëta në gjithë territorin.
Rrugët nacionale janë të kalueshme pjesërisht me zinxhirë.
Nga kontraktorët është punuar gjatë gjithë kohës për mbajtjen në gatishmëri të tyre duke bërë pastrim bore dhe hedhje të kripës.
Angazhimi i kontraktorëve që kanë në performancë rrugët nacionale është i plotë.
Rrugët rurale në administrim të bashkive janë të qarkullueshme me zinxhirë përveç;
Rrugëve të Nj.Ad Kalis, Grykë Çajë, fshatrat që lidhin me Nj.Ad Bushtricë, fshatrat Tejdrine e Ujmisht Nj.Ad Ujmisht, fshatrat Pistë e Gëdhesht të Nj.Ad Malzi dhe Nj.Ad Arrën me rrugën nacionale Bashkia Kukës , rrugët e fshatrave Vlad, Zherkë Nj.Ad Bytyq ,
Lëkurtaj Nj.Ad. Bujan,
fshati Degë Nj.Ad. Fierze,
-fshatrat Palc, Salc, Gjonpepaj Nj.Ad Lekbibaj Bashkia Tropojë.
Nga strukturat përgjegjëse të bashkive po punohet që këto rrugë të jenë funksionale.
>Gjendja e rezervuareve është nën monitorim në të gjithë Qarkun.
>Furnizimi me ujë të pijshëm është normal në shkallë Qarku.
> Furnizimi me energji elektrike në përgjithësi është normal në të gjithë Qarkun Kukës përveç Nj.Ad Shishtavec, Topojan Bashkia Kukës, fshati Leniq Nj.Ad Bytyç,Valbonë Nj.Ad Margegaj dhe Nj.Ad Lekbibaj Bashkia Tropojë dhe fshatrat Kishaj, Pogaj Nj.Ad Gjinaj, Vlahen Nj.Ad Golaj fshati Cahan Nj.Ad Qendër Bashkia Has.” thuhet në njoftimin e emergjencave civile
Ndërkohë në Dibër, ditën e sotme moti është zbutur si pasojë e rritjes së temperaturave.
Shumica e rrugëve janë të kalueshme, ndërkohë që segmenti i rrugës së Arbrit Peshkopi-Klos ka prezencë akulli vende vende ndaj dhe rekomandohet lëvizja me zinxhirë.
Në disa fshatra malore rrugët ende nuk janë të hapura por po punohet për hapjen e tyre nga njësit administrative përkatëse.
Lajmi kryesor:
Pas borës, ngricat 'pushtojnë' vendin! ARRSH: Këto janë akset më problematike! Pas orëve të tëra në pritje, zhbllokohet një korsi në Qafë Thanë
J.GJ.//ReportTv.al