Ngrihet ura e Mesaplikut, 300 banorë dalin nga izolimi

15 Janar 2022, 15:46| Përditesimi: 15 Janar 2022, 15:50

  • Share

E shembur  nga moti i keq me reshje te shumta, izoloi më shumë se 300 banorë të fshatit Mesaplik në Selenicë të Vlorës. Sot ura më të njëjtin emër, Mesaplik, u vu në funksion të fshatarëve të zonës. Ajo do jetë e përkohshme por e sigurt, deri në një zgjidhje përfundimtare.

U deshën dy javë punime nga forcat xheniere të ushtrisë që ura të ngrihej dhe të japë frymëmarrje Mesaplikut me fshatrat e tjerë.

"I kemi dhënë zgjidhje provizore, por siç e patë nga cilësia do të jetë urë funksionale që do i shërbejë komunitetit. Kjo nuk është vetëm zonë malore e bujqësore, por edhe turistike", u shpreh Prefekti i Vlorës Flamur Mamaj.

Dëmtimi i urës në muajin Dhjetor u trajtua gjatë në media për shkak të izolimit që u krijua fillimisht për banorë të zonës.

"Do të ftoja gjithkënd ta vizitojë sepse rruga e lumit të Vlorës e ka lehtësuar ardhjen në këto zona që kane qenë të paarritshme nga njerëzit që e kanë në zemër Labëri", tha Zv. Ministrja Vilm Bello, zv/ministre e Turizmit.

" Do ti thotë Mesaplikut ta gëzojë urën. Nuk është gjëja më e madhe por është emergjence e zgjidhur në kohë", u shpreh deputeti Vullnet Sina.

Në ato ditë të motit të keq, Vlora u përfshi në një situatë tejet të vështirë edhe për shkak të vërshimit të Vjosës.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?