Sport

Ngriti dronin në Beograd, Ballist Morina ndjek fitoren e kombëtares në Prizren: Ky është kryeqyteti i shqiptarisë! (VIDEO)

12 Tetor, 14:50| Përditesimi: 12 Tetor, 15:00

  • Share

 

Ballist Morina, simboli i “Autochthonous”, festoi në Prizren fitoren ndaj Serbisë. Ballist Morina, i njohur si “heroi” që më 14 tetor 2014 hodhi dronin me mbishkrimin “Autochthonous” në stadiumin e Beogradit, këtë herë ndeshjen Serbi–Shqipëri e ndoqi nga Prizreni. Me kapelen e UÇK-së dhe bluzën me të njëjtin mbishkrim që u bë simbol i asaj nate historike, Morina festoi fitoren e kuqezinjve në Leskovac, ku Shqipëria triumfoi ndaj Serbisë.

Gjatë festimeve në sheshin e Prizrenit, Ballist Morina u përkul para flamurit kombëtar, duke e puthur atë mes brohoritjeve të dhjetëra tifozëve. Morina tregoi arsye pse vendosi te ndjek ndeshjen e kombëtares ne Prizren.

“Jemi në Prizen, 11 tetor 2025, 11 vite mbas “Autochthonous” në Beograd. Djelmoshat e kombëtares na krenuan sonte. Fituan në Leskovc, Shqipëri në fakt është. Kam zgjedh Prizrenin, pavarësisht se fuqitë e mëdhaja nuk na e lejuan, por Prizreni është dhe ka për të qenë kryeqyteti i shqipëtarisë. Shqiptarët janë shqiptarë dhe Shqipëria ka për të jetuar dhe ka për të qenë e lavdishme ndër shekuj pavarësisht sfidave që na imponojnë si të huaja, por edhe fqinjët rreth e rrotull. Rroftë Shqipëria, rroftë shpirti shqiptar”, ta Ballist Morina.

Kjo fitore e rëndësishme e ngjit Shqipërinë në vendin e dytë të Grupit C, me 11 pikë, ndërsa Serbia mbetet në vendin e tretë me 7 pikë, por me një ndeshje më pak. Ndeshjet e radhës për kuqezinjtë do të jenë ndaj Andorrës në transfertë dhe Anglisë në “Air Albania”.


Lajmi kryesor:

Shqiptarët e gdhijnë në festë, presin Kombëtaren në Rinas pas fitores në Serbi (VIDEO)


K.B/r.k./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria ndaloi përdorimin e monopatinave, si ju duket vendimi?