Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali në përfundim të mbledhjes së konferencës së kryetarëve foli për finalizimin e negociatave me Rithemelimin duke sjellë ngritjen e dy komisioneve hetimore.
“Lajm i mirë. I jemi kthyer normalitetit në Kuvend. I përgëzoj deputetët e opozitës. Gjetëm një dakordësi të shpejtë për komisionet hetimore dhe dialogun që kërkon shumicë të cilësuar. Të enjten seancat do të jenë më të plota më transparente dhe qeveria është e gatshme që të gjithat që janë në parlament ti diskutojë dhe debatojë me opozitën.”
A do bashkojnë deputetët e Rithemelimit votat për amnistinë?
“Ne nuk kemi bërë asnjë marrëveshje. Do ta diskutojmë edhe këtë dhe shpresoj që deputetët e opozitës do ta votojnë”, tha Spiropali.
Lajmi kryesor:
DRAFTI/ Finalizohen negociatat PS-Rithemelimi, miratohet ngritja e dy komisioneve hetimore për TIMS dhe PPP në Shëndetësi
B.K/ReportTv.al