Një 35-vjeçar është arrestua nga policia e Vlorës në kuadër të operacionit të koduar “Night”, pasi akuzohet se është i përfshirë në shpërndarjen e lëndëve narkotike.
Report Tv mëson se bëhet fjalë për Andi Hoxha, i cili u arrestua në flagrancë nga policia në Himarë. Të riut nga Tirana, policia i gjeti gjatë kontrollit fizik dhe në automjet, 91 doza kokainë dhe 9 doza kanabis.
Policia bën me dije se Andi Hoxha, pasi siguronte sasinë e lëndëve narkotike, e ndante atë në doza me qëllim shitjen.
“Në vijim të kontrolleve për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së drogave të forta, falë administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara, shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Night”.
Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë, në Himarë, shtetasi A. H., 35 vjeç, banues në Tiranë.
Gjatë kontrollit fizik dhe të automjetit që ky shtetas drejtonte, Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale:
* sasi me lëndë narkotike kokainë në 91 doza.
* sasi me lëndë narkotike kanabis në 9 doza.
Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, pasi siguronte sasinë e lëndëve narkotike, e ndante atë në doza me qëllim shitjen”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Vlorë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Komente
