Politikë

“Niko, e dinë këta që jeni në një parti?”/ Korreshi-Peleshit: Po na pengon fjalën në Kuvend

29 Shtator, 13:54| Përditesimi: 29 Shtator, 14:25

  • Share

 

Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi me nota ironie, ka akuzuar kryeparlamentarin Niko Peleshi se po pengon fjalën e opozitës në Kuvend.

Korreshi tha se opozita ka mbi një vit që nuk flet për hallet e qytetarëve.

“Na vjen keq që këto shoqet që në 20 ditëshin e parë i mërzitëm. Kryetar, e dinë ato që je në një parti me ato? Apo se dinë? Sepse je ti që i rikthen normalitetin kësaj seance.

E dyta, me fol në këtë seancë nuk jep leje ti. Ato që thotë Toni (Gogu), që e keni programin, po pikërisht e Toni, prandaj po themi ne, që ta rikthejmë atë seancën, të flasim për atë trobetrasfulla program. Se kalendari që keni sjellë ju, është për hallet e juaja, se ne kemi një vit këtu, që nuk flasim për ata që na kanë votuar poshtë. Tani kush na e kthen zërin ne? Kanë ndodhje hall ata?

Ne pikërisht për atë programin me buzë të kuqe, por me çizme me gishta jashtë dhe me thonjtë pa prerë” tha Korreshi.


Lajmi kryesor:

Kuvend/ PD braktis sallën: Ktheni debatin për programin qeverisës! Të rinjtë e PS: Na lini të flasim! Miratohet Kalendari i Punimeve


A.D/I.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Erion Veliaj ankimon në Kushtetuese shkarkimin, si e vlerësoni?