Ekonomi

Biznesi kundër taksës së gazit dhe rimbursimit të TVSH! Jaka: S'mund të taksosh qumështin pluhur pa taksuar produktet e tjera me këtë bazë! 88% e kësaj industrie është informale

8 Nëntor 2021, 13:39| Përditesimi: 8 Nëntor 2021, 21:12

  • Share

Qeveria ka ndryshuar propozimin për taksën e qumështit pluhur duke përjashtuar fabrikat e prodhimit me etiketë të miratuar nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit. Ndryshimi ku Financat tërhiqen nga propozimi fillestar është reflektuar në projektligjin e depozituar tashëm në Kuvend ku përfshihet edhe kjo shtesë përmes një neni të posaçëm. Më herët, qeveria kishte propozuar vendosjen e taksës 100 lekë për kg për të gjitha kategoritë, masë e cila nuk u mirëprit nga grupet e interesit dhe nga shoqatat e biznesit.

Në dëgjesën e bërë sot në Komisionin për Veprimtaritë Prodhuese, Nikolin Jaka, ka folur edhe për taksat e tjera. Ai është shprehur se duhet të taksohet qumështi pluhur në rast se taksohen edhe edhe produktet e tjera me baze qumësht pluhur. Sipas tij 88% e industrisë së qumështit në vend është informale

"Kjo paketë cenojnë rëndë  industrinë prodhuese, duke filluar nga heqja e TVSH-së për blegtorët që është 6%, ku ne kemi vite që kërkojmë një TVSH të reduktuar për të gjitha produktet ushqimore, siç e kanë edhe vendet e rajonit. Nëse kemi një agjendë OPEN BALLKAN ne duhet të kemi kosto të njëjta, konkurrencë të drejtë në mënyrë që të konkurrojmë. Aktualisht gjithë industria e prodhimit të qumështit është në një kolaps të plotë. Sot e marrim qumështin cilësor me 64 lekë, mos ta ngatërrojmë me qumështin që shesin fermerët individual. Ky çmim është 52 cent, ndërkohë në Maqedoninë e Veriut është 33 cent, Serbi 31 cent në Kosovë 35 cent. Atëherë si do të konkurrojmë në rajon ne, çfarë agjende keni menduar për industrinë e përpunimit të qumështit? Aktualisht Bosnja, Maqedoni dhe Serbia kanë mbi 59% të importit të qumështit në Shqipëri. Deri para 3 vitesh kanë qenë 10-20%, pjesa tjetër është vende e BE.

Analiza tjetër që është 6 lekë për litër. Paaftësia e administratës për ti menaxhuar evazionin dhe kontrabandën, i bie shkurt eksperti i ministrisë së financave që nuk njohin politika zhvillimore të biznesit ose s’duan ti njohin, që janë skenar të këqij. Nëse do paguajmë 6 lekë për litër ose 12 lekë për kilogramë sepse kjo është norma e gazit plus TVSH i thonë  14.4 lekë për kilogram. Në 2019 e blinim gazin me 38 lekë tani e blejmë gazin me 135 lekë. sot jemi nën efektet e pandemisë. Vetëm taksa që propozohet sot për gazin, kur të shkojmë në normalitet do kemi koston 36%", ka thënë Jaka.

Sipas tij akciza për qelqin është 50 lekë kg që nuk e ka Maqedonia, Kosova apo Serbia.

"Akciza e plastikës dëmton rëndë industrinë e qumështit dhe të ujit. Ne nuk konkurrojmë dot ujin e San Pelegrinos sepse ne paguajmë akcizën e ujit në hyrje dhe nuk na kompensohet në eksport sepse makina llogaritëse e financave harron për të kompensuar por vetëm mbledh. Duhet të bëjmë një praktikë 6 muaj për ekspertët e ministrisë së financave nëpër biznese që të mbajnë bilancet e të mësojnë, të shohë datat kur të paguaj punonjësit tatim-taksat dhe pastaj të bëjnë paketat.

Ministria e Financave aplikoi edhe një taksë që është 100 lekë/kg për qumështin pluhur. Në mënyrë kategorike ne e kemi thënë jemi pro të vihet, por ti nuk mund të taksosh qumështin pluhur që është lëndë e parë, ndërkohë që do të lejosh të gjitha produktet me bazë qumështin pluhur që të futen pa taksë, sepse ligji për ushqimin që ministria e ka lexuar pak i ka të përcaktuara qartë. Çfarë sensi ka që lënda e parë që përdor industria vendase me bazë qumështi pluhur të jetë e taksueshme ndërsa produktet që vijnë me bazë qumësht pluhur të jetë pa taksë, kujt i shërbejmë? Industrisë prodhuese apo lobingjeve të importit.  Ju e dini që djathi danez ka 70% të tregut shqiptar se shitet me 250 lekë kurse djathi i lopës që bëjmë ne, nuk bëhet me qumësht pluhur dhe yndyrë bimore bëhet vetëm me qumësht lope, dhie apo dele, dhe e kemi koston duke e llogaritur me 65 lekë herë 8 kile për një kilogram djathë bëje llogarinë vetë sesa shkon", vijoi ai.

Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë Nikolin Jaka, tha gjithashtu se kjo paketë fiskale është në nderin e mazhorancës që të tërhiqet dhe të punohet me grupet e interesit duke parë çdo fenomen dhe vështirësi ka biznesi dhe duke e analizuar në kuadër të procesit të Ballkanit të hapur. Nëse nuk keni një agjendë ekonomike industria e qumështit do të shkojë drejt humbjes, tërheqjes, zbehjes apo drejt mbylljes për të rritur prodhimit.

"Kërkojmë 5% TVSH për produktet blegtorale në shitje, ndërsa në blerje nuk është obligimi i qeverisë.  Kërkojmë 10 lekë subvencion i pastër. Sot me kostot që kanë fermerët po i mbyllin fermat. Sot kemi 88% informalit në industrinë e prodhimit të qumështit. Pra nga 1.1 milionë litra që prodhon vendi ynë vetëm 101 mijë litra janë në përpunim dhe me faturë dhe pjesa tjetër është e paformalizuar. Nëse nuk kemi subvencionin për formalizim dhe konkurrim të rajonit.  Nga ky 88%, që ta kuptojmë 40% është për nevoja personale, dhe 60% është për baxhot e paregjistruara apo njësitë e prodhimit që janë nën ombredhën elektorale dhe i gjithë qumështi i rrugës që jam i sigurtë që edhe këtu mund të ketë deputetë që thonë e marr qumështin nga fshatarët dhe jam rehat. Në Tiranë shpërndahet qumështi nëpër apartamente me shishe plastike, dhe rreziku nga shishja është më e madhe se rreziku i qumështit. Kur i themi AKU-së për këtë, ajo na thotë që nuk e kemi ne tagër se ata kanë licencë, edhe kështu Ministria e Financave, po këtë informaliteti kush e ka tagër.  Diferenca e çmimit nga shitja për industrinë e përpunimit tek shitja për qytetarin që e çon në të zezë është 25% për kg ose rreth 15-20 lekë. fshatari në treg të zi po e shet qumështin me 150 lekë, ndërsa industria e shet vetë po me këtë çmim", tha Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë Nikolin Jaka.

 

 

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Bledi: 08/11/2021 13:51

    88% informale? Mos u merzitni. Eshte nder prioritetet koncesionare te qeverise "formalizimi" i qumshtit. Me pas edhe kosit dhe vezeve. Si produkte baze per vende si UK apo BE. Jo me kot ka nisur targetimin qeveria me akademine e barinjeve. Si duket kreu i shoqates, Jaka, eshte nder perfituesit nga keto skenare.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?